Firera, porta piemonteze e shqiptareve

“Konsull i nderuar, jam nje studente shqiptare. Me falni qe ju telefonoj ne celularin tuaj, a mund t’ju kerkoj ndihme”. Kjo telefonate eshte vetem nje nga shume te tilla, qe Xhovani Firera, ose Xhani, sic e therrasin miqte dhe bashkepunetoret, merr cdo dite ne celularin e tij personal. Jane shqiptare qe e telefonojne dhe kerkojne te orientohen per zgjidhjen e problemeve te tyre. Qe jane me te vertete shume. Sidomos per vete burokracine qe shteti e ka te pashmangshme kudo. Dhe per me teper, per papergjegjshmerine me te cilen, konsullatat tona ne Itali, sikunder pohojne emigrantet, me se paku nuk pergjigjen ne telefon e jo me te jene te gatshme t’u sherbejne. Ne kete pike, konsulli shihet si nje shprese e madhe ndihme. Packa se ai eshte ne nje post honorifik. Sepse nuk mund te ndihmoje aq shume shqiptaret, sikunder ata kane nevoje, sidomos per te legalizuar dokumentacionin e tyre, pasi per te ofruar kete sherbim, eshte i nevojshem aprovimi nga Ministria e Jashtme Shqiptare.
“Une jam nje vajze nga Tirana qe duhet te legalizoj letrat per shkollen. Kam kaq muaj ketu ne Milano dhe nuk po caj dot. Konsullata as qe denjon te hape telefonin”, vjen nje tjeter thirrje ne celularin e Fireres. Dhe ky “ritual” perseritet ne cdo dite te javes. “Ndonese kemi tre zyra te konsullates sone, shpesh nepuneset nuk mund te japin informacion aq te plote, ndaj jane orientuar qe te japin numrin tim celular ne cdo kohe”.
Firera eshte njeriu qe njihet ne rajonin e Piemontes, por dhe ne tere Italine dhe me gjere ne Shqiperi, i cili ka bere vertet shume per te ndihmuar emigrantet ne morine e pafundme te problemeve te tyre ne Itali dhe gjetke. Konsulli i nderit ne Torino, ka arritur te depertoje dhe ne burgjet italiane. Ku nuk ka ngurruar aspak dhe ne menyre te perseritur, t’i vizitoje ata drejtperdrejt. Duke marre informacion dhe ia percjelle ate familjareve te tyre, por dhe duke u perpjekur t’i binde se dhe pse te izoluar, ata nuk jane vetem. Perkundrazi, jane mes njerezve qe perpiqen per rehabilitimin e tyre, me qellim rikthim ne nje jete normale dhe korrekte, ne liri.
Ne nje bisede mbi punen e tij me emigrantet, Konsulli i Nderit prane Presidentit te Italise, per marredheniet me Shqiperine, ndalet ne ceshtjet e emigracionit dhe perkushtimin e tij ndaj kesaj shtrese te shoqerise, qe ben perpjekje te forta per t’u integruar krah qytetareve te tjere evropiane. Ne intervisten e meposhtme, njeriu i cili mund te thuhet me plot gojen se eshte i dashuruar me shqiptaret dhe Shqiperine, tregon si lufton per te shfrytezuar te gjitha hapesirat e mundshme ligjore dhe respektin ndaj tij nga autoritetet shteterore italiane, me qellim qe t’u sherbeje, si gjithmone falas, emigranteve, sidomos atyre shqiptare.
Kur dhe si e keni njohur nga afer Shqiperine?
Ne fillim nepermjet miqve shqiptare ne Itali. Ne bisedat me ta, dalengadale Shqiperia u be atdheu im i dyte. Personalisht jam ekspert i problemeve shoqerore, per kete kam studiuar dhe ushtroj profesionin tim te gazetarit. Ne keto kushte, duke levizur dhe njohur dhe shkruar per problemet e shumta te emigranteve, jam njohur dhe me autoritetet shteterore shqiptare.
Shqiptaret nisen te vijne masivisht ne Itali ne fillim te viteve ’90. Qe atehere kane kaluar afro dy dekada. Aktualisht, cili eshte imazhi qe Italia dhe qytetaret e saj kane per emigrantet qe vijne nga vendi i shqiponjave.
Fillimi i viteve ’90 e gjeti Italine ne nje situate emergjence per sa i perket fluksit te emigranteve qe “pushtuan” detin, duke ardhur nga portet shqiptare. Ne fakt jo vetem shteti, por dhe organizata te ndryshme joqeveritare u vune shpejt ne levizje. Ato siguruan strehe dhe ushqim e me tej edhe integrim ne jeten e perditshme per nje pjese te madhe te te ardhurve. Shume te tjere, arriten te vetintegrohen ne jeten e perditshme. Shumica derrmuese e tyre edhe sot jane ne Itali dhe mund te themi se, per vete jeten e qete dhe korrekte qe bejne, si njerez familjare, jane bere pjese e pakthyeshme e asaj shtrese te te huajve qe jeton dhe bashkepunon me italianet dhe shtetasit e tjere ne vendin tone. Kjo ka bere qe imazhi per shqiptaret dhe per Shqiperine te permiresohet ndjeshem. Mund t’ju them se puna e mire e bere ne tere keto vite nga shume shqiptare ne Itali dhe nga ne, puna dhe dinjiteti kane prodhuar tashme nje rezultat mjaft pozitiv. Ai po sherben si nje element mjaft i mire per te permiresuar imazhin dhe klimen ne pergjithesi per shqiptaret.
Megjithate eshte evidente se opinioni italian me shume se nje here ka reaguar ne instanca publike dhe deri parlamentare, kunder shqiptareve, kushtezuar nga situata te pakendshme qe kane shkaktuar individe te caktuar. Ndaj ne punen time si konsull, une perpiqem qe te bashkoj miqesite mes italianeve dhe shqiptareve, si dhe per te favorizuar zhvillimin e vendit tuaj.
Ne fillim kjo pune ishte shume e veshtire, ku kujtoj per kete dhe punen qe kane bere mediat, pasi jam nga kjo fushe. Fillimisht edhe koleget e mi gazetare italiane nuk kishin nje opinion te mire dhe nuk flisnin mire as ne kronikat e tyre per kete vend. Por, kane qene shqiptaret, qe me punen dhe veprat e tyre demonstruan te kunderten. Ne kete kuader, edhe une u perpoqa ta favorizoja kete proces, duke bere miqesi me shume shqiptare, duke ndermarre nisma dhe duke bere mjaft veprimtari per shqiptaret.
Une jam me origjine siciliane dhe si mentalitet dhe si karakter jemi shume afer me ju shqiptaret. Nisur nga kjo, une arrija qe te kuptoja mjaft mire principet dhe vlerat njerezore te shqiptareve. Ne kete menyre, nisa qe ta ndihmoj fillimisht Shqiperine nepermjet aksesit tim ne media. Me pas, filluam qe te krijonim raportet mes shqiptareve dhe institucioneve te shtetit tone si prefekturat, kuesturat, komunat, gjykatat dhe deri tek institucionet politike dhe ato sociale. Une mendova se
zhvillimi social i Shqiperise do te vinte edhe nepermjet integrimit te ketyre njerezve qe ishin ne
Itali.
Konsullata, nga sa pame, vec selise qendrore ne qender te Torinos, ka edhe dy zyra te tjera ne zona te ndryshme te ketij rajoni. Si funksionon ajo ne dobi te emigranteve tane?
Ketu ne zonen e Piemontes evidentohet nje numer tejet i madh shqiptaresh, qe kane emigruar dhe po bejne perpjekje per te qene pjese e nje komuniteti qe ben jete normale ne harmoni familjare. Megjithate kjo eshte shume e veshtire si nga ana ligjore per shkak te burokracive te pashmangshme dhe nga mundesite e kufizuara te sigurimit te nje pune, banese dhe kushtesh te mirerritjes dhe edukimit te femijeve. Ndaj mendova se hapja e nje konsullate mund te ndihmonte emigrantet. Une jam i diplomuar ne shkencat sociale dhe vleresoj se menyra me e mire eshte informimi i njerezve. Sic thashe me siper, shqiptaret bejne perpjekje te furishme per jete normale. Por ka dhe nje pjese ne minorance qe abuzon, duke shkelur ligjin dhe kryer vepra te ndryshme penale. Me duhet te theksoj se kriminaliteti i atyre pak njerezve nuk mund dhe nuk do te mund te vrase sakrificen, punen, mundin, djersen e shume njerezve qe, nepermjet emigracionit, kerkonin nje jete me te mire. Ne kete moment, puna ime si konsull, pas momentit te pare, nuk u ndalua vetem tek informacioni, por u bazua ne mbrojtjen e dinjitetit dhe te krenarise shqiptare. Sot, pare nga nje kendveshtrim investigues per nje kohe te konsiderueshme, mund te them se Shqiperia eshte vendi me me hapesira per sa i perket diplomacise.
Si mund t’i pershkruani vitet e kaluar si Konsull Nderi dhe cfare projektesh keni per te ardhmen?
Gjate gjithe ketyre viteve, jam munduar t’i jap rolit qe une mbuloj nje spikatje te karakterizuar nga socialiteti dhe institucionalizimi, duke respektuar etiken dhe pergjegjshmerine qe ka karakterizuar gjithnje menyren time te te punuarit, ne te gjithe nivelet. Ne vitet e para jam munduar te rikrijoj ate identitet dhe krenari kombetare qe dukej e bjerrur, por qe kishte nevoje vetem per t’u nxitur dhe inkurajuar. Kujtoj ngjarjen e rendesishme kulturore qe organizuam ne Torino, shfaqjen e filmit “Letra ne ere”, me pjesemarrjen e regjisorit te njohur, Edmond Budina. Dhe debatin qe u ndez ne salle pas shfaqjes, ku u fol per kulturen shqiptare si e ndryshme, por jo e pakuptueshme per identitetin evropian. E rendesishme ishte mega-ekspozita e piktures organizuar per piktorin Artan Shabani, ne Muzeun e Automobilave ne Torino. Ishte kjo nje ngjarje kulturore nga me te permendurat ne kronikat e shtypit italian, qe konfirmoi potencialet artistike te shqiptareve, artiste te medhenj te botes dhe ne bote. Ka pasur dhe shume ngjarje apo aktivitete te tjera, te cilat kishin si qellim “normalizimin” e marredhenieve mes popullit shqiptar dhe atij italian, por ne menyre te vecante eshte punuar “nen rrogoz” me mediat italiane. Sepse ekziston nje popullsi shqiptare qe punon dhe eshte integruar ne realitetin shoqeror piemontez dhe ne ate italian.
Si e vleresoni punen e qeverise italiane ndaj emigranteve dhe vecanerisht per sa i perket sistemit te sigurimit, duke qene se ju jeni edhe funksionar i INPS, Institutit Italian te Sigurimeve Shoqerore, per shkak se kane kaluar dy dekada dhe shqiptaret jane te preokupuar per faktin se c’do te behet me vjetersine e punes dhe pensionet e tyre.
Per kete ceshtje, kam zhvilluar bisedime edhe me palen shqiptare per sa u perket sigurimeve shoqerore. Duhet qe punetoreve, dhe te gjithe emigranteve shqiptare jashte vendit dhe sidomos atyre ne Itali, t’u krijohet reciprociteti dhe e drejta per te perfituar pension. Keta njerez qe jetojne ne shume veshtiresi kur jane jashte vendit duhet te pakten te kene te drejten e perfitimit te mundit te tyre nepermjet pagese se kontributeve te pensionit. Ne Itali keta individe paguajne kontributet shoqerore per te pasur nje pension neser dhe shteti italian eshte i detyruar t’ua njohe ato. Mendoj se e njejta gje duhet te ndodhe per ta edhe ne Shqiperi.
Mbetemi ne kete argument dhe flasim per kushtet e punes per emigrantet ketu ne Itali. Ju vleresoni se jane optimale, apo ka shume per te bere?
Kjo eshte nje ceshtje mjaft e mprehte. Une kam organizuar dhe nje tryeze te rrumbullaket mbi argumentin, pas kontakteve me qeveritare shqiptare dhe italiane, mbi punen e emigranteve dhe kushtet e saj. Mbi kete teze, une do te perpiqem qe te hap temen e te vdekurve gjate punes, ose “vdekjen e bardhe”. Mund t’iu them se ka shume raste te tilla, ku vdesin shume neper kantieret e punes, si pasoje e mungeses se masave te sigurise dhe pjesa me e madhe e tyre jane emigrante shqiptare dhe rumune. Per kete ceshtje kam ngritur zerin kohet e fundit, dhe kam biseduar dhe me
Presidentin tone te Republikes, Napoletano, per te rritur kujdesin dhe nivelin e masave te sigurise neper keto kantiere. Eshte e vertete qe ne saje te punes se emigranteve po ndertojme Italine, por nuk kemi pse ta ndertojme mbi trupin e te vdekurve. Mund te them se kam gjetur mirekuptimin e qeverise italiane, komunes se Torinos, nga drejtori i Pergjithshem i Sigurise se Punes per rajonin e Piemontes, si dhe nga autoritetet shqiptare.
Ne disa prej burgjeve italiane ndodhen shqiptare te denuar per vepra te ndryshme penale dhe te tjere ne proces e siper gjykimi. Ju keni kontaktuar me disa prej tyre, ndaj do te donin te dinim dicka me shume.
Eshte e vertete qe une kontaktoj jo rralle me ta, duke shkuar vete ne institucionet shteterore te riedukimit. Ne fakt, une mundohem qe atyre t’u coj vemendjen e autoriteteve dhe institucioneve italiane. Por, une duhet te jem afer tyre, pavaresisht nga ajo qe kane bere, pasi nuk duhet te mendohet se kush gabon duhet te hidhet ne det. Vetem ne burgun e Torinos kam takuar dhe vizitoj shpesh rreth 120 te burgosur shqiptare. Ka qytetare shqiptare te burgosur qe do te dalin nga burgu ne 2030, pra pas rreth 23 vjetesh. Prania ime mes tyre eshte per te treguar se institucionet e nje shteti duhet qe te qendrojne afer qytetareve, vecanerisht afer atyre qe vuajne nje denim. Mua do te me pelqente qe edhe konsujt e tjere te benin te njejtin veprim. Sensibiliteti dhe ndjeshmeria sociale dhe personale nuk jane nje gje qe mund t’u mesohen kollaj te tjereve, pasi eshte nje ndjenje qe vjen spontanisht dhe jetohet.
Se fundi ndalemi tek arbereshet. Ata ndodhen ne Itali prej me se pese shekujsh. Sa prane shqiptareve kane qene ata gjate ketyre afro dy dekadave qe ka pasur vale emigracioni?
Mendoj se historia e shqiptareve eshte e rendesishme. Po ashtu mendoj se e kaluara sherben per te kuptuar problemet e shqiptareve sot. Problemet e shtepise, punes, identitetit te shqiptareve ne Itali, jane sot per sot me te rendesishmet. Arbereshet jane pjese, ne rrenjet e popullit shqiptar. Ata jane argument sidomos kulturor i popullit tuaj. Megjithate, me duhet te shtoj nje fakt. Ne fillesat e emigracionit 16 vjet me pare, kur shqiptaret nuk shiheshin me sy te mire, arbereshet pak bene ose pak u ekspozuan ne perkrahje te tyre. Kohet e fundit, shihen te preokupuar ne mbeshtetje publike per integrimin e shqiptareve ne Itali.
Kush eshte Xhani Firera
Me origjine siciliane, Xhani Firera jeton ne Torino, kryeqender e rendesishme e rajonit te Piemontes, ne veri te Italise. Ai eshte gazetar i vjeter dhe prej kohesh, zevendessekretar i Pergjithshem i Gazetareve te Zyrave te Shtypit te Italise, anetar i keshillit kombetar te federates kombetare te shtypit italian, ekspert ne politikat sociale dhe te punes dhe ne kete kuader, drejtor i marredhenieve me publikun e shtypin ne INPS Torino. Qe nga viti 2003, eshte ne Torino, Konsull Nderi prane Presidentit te Italise, per marredheniet me Shqiperine.
Konsull Nderi i Shqiperise ne Itali
Gazetari i njohur italian e mori titullin Konsull i Nderit ne vitin 2003, si nje vleresim i qeverise shqiptare atehere e drejtuar nga e majta. Firera pohon se qe nga viti 1999, ka punuar per imazhin e Shqiperise ne bote. “Kam shume miq shqiptare, intelektuale, por edhe njerez te thjeshte punetore dhe te ndershem, kjo sepse profesioni im si president i Lidhjes se Gazetareve te Piemontes, ka bere qe te kem kontakte te vazhdueshme. Si rrjedhoje, jam munduar qe ne menyre te vazhdueshme te propagandoj imazhin real te shqiptareve dhe Shqiperise ne Itali dhe me tej”, pohon 50-vjecari qe ne Piemonte identifikohet nga shume shqiptare, si porta integruese e tyre ne Itali.