PD-PS konsensus për 5 piketat bazë të reformës në drejtësi
Opozita ka ndryshuar qëndrimin e saj në aspektin e reformës në sistemin e drejtësisë, duke shprehur dje në senacë plenare se do të bashkëpunojë me mazhorancën për të realizuar këtë reformë me fillimin e sesionit të ri parlamentar. Realizimi i reformave në vend kërkon vullnetin e të gjitha forcave politike, pasi përbëjnë arterien kryesore të ritmeve progresiste të Shqipërisë drejt strukturave euroatlantike. Duke qenë mazhoranca nga ana e saj ka shprehur vullnetin në mënyrë unanime për ti shërbyer vendit në sajë të realizimit të reformave, qëndrim të kundërt mbante Partia Socialiste, duke i shprehur reformës në drejtësi bojkotim, pa arsye dhe pa argmunte bindëse. Ndërsa dje gjatë seancës plenare, PS u shpreh se është e gatshme të bashkëpunojë për realizimin e reformave, vecanërisht atë në drejtësi dhe reformën zgjedhore. Megjithëse eksponentë të brendshëm të PS-së, sulmuan në vazhdimësi për ditë me radhë reformimin e sistemit të drejtësisë, pa ditur se realizimi i reformave është parakushti themelor për tu integruar në strukturat euroatlantike. Ndërsa dje gjatë punimeve të seancës plenare diskutimet për reformën në sistemin e drejtësisë dhe atë zgjedhore të përcaktuara në axhendën e ditës, kanë konfirmuar qëndrimin e partive politike për të dhënë vullnetin e tyre në realizimin e reformës në drejtësi. Në këtë drejtim, Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, shprehu dje se