E Diel, 1 Nëntor 2026

Firma qe premtoi Las Vegasin

Nje nga tre njerezit qe pretendojne se jane president i Grupit SIVA Partners Simon Elyakim i ka prezantuar me 20 janar te ketij viti kryeministrit Berisha projektin The Millennium CasinoampResort qe konsiston ne ndertimin e nje resorti turistik me vila dhe hotele fusha tenisi golfi dhe kazino. Ky projekt tha ai eshte rezultat i klimes terheqese te biznesit ne Shqiperi i gjeografise se saj dhe klimes shume terheqese per turistet. Ai synon krijimin e nje qendre te madhe turistike ne
Ballkan. Po keshtu ai prezantoi portofolin e interesave te grupit per investime ne Shqiperi ne fushat e infrastruktues ne rruge hekurudha ku perfshihet edhe hekurudha Shqiperi-Kosove si dhe vepra te tjera si tunele porte ne fushen e hidrokarbureve perfshie edhe privatizimin e Albpetrolit etj si dhe realizimin e tramvajit ne Tirane. Si zakonisht para propozimeve te tilla Berisha eshte ngazellyer duke thene se kane bere shume mie qe kane perzgjedhur Shqiperine pasi qeveria e tij ka bee shume per te krijuar nje klime te pershtatshme per investimet e huaja. Pas ketyre shifrave marramendese fshihet nje kompani - pak te thuash - modeste ne tregun amerikan dhe boteror te te patundshmeve dhe investimeve qe mund te mburrej vetem me nje hotelvile dykatesh ne San Paolo te Brazilit te cilen e kane hequr - edhe kete - nga faqja e tyre e internetit.

Shtyllat e ketij grupi te pretenduar jane dy shqiptae Valentin Gurraj 29 vjec dhe Gjergj Frangaj rezidente ne SHBA. Ky i fundit eshte pronar i nje kompanie punimesh mermeri me dy punonjes dhe me 304 mije dollae shitje te deklaruara gjate nje viti sipas te dhenave nga organet tatimore te Amerikes. Pavaesisht nga drejtuesit amerikane apo nga deklarimi se nuk kane nevoje per financime nga bankat pasi grupi zoteron nje fond financiar te quajtur Forefront Capital kjo ndermarrje eshte themeluar nga Gurraj me 2010-en ne SHBA dhe menjehee eshte regjistruar edhe ne Qenden shqiptare te Regjistrimit si biznes. Ajo duhet te kete bee perpjekje te jashtezakonshme per te dale ne skene kaq shpejt dhe per te bindur investiture teper dyshues ne kete situate boterore te ekonomise qe te hedhin para ne Shqiperi.
Megjithate ne vitin 2009 shumekush mund te kujtoje nje reklame shume te perseritur ne TV se shitej toke shteterore ne Pishe-Poro te Vlores. Por a mjafton blerja e saj qe te marresh OK nga kryeministri per kulla binjake me 75 kate Nderkohe nuk ka asnje vendim nga KRRTRSH per dhenie te lejes per kete projekt.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›