E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firmat piramidale, brenda 6 muajsh shiten asetet

TIRANË- Komisioni parlamen tar i Ekonomisë miratoi dje, vetëm me votat e mazhorancës projektligjin që do të shkrijë Grupin Mbikëqyrës të ngritur për menaxhimin e aseteve të kompanive piramidale dhe që njëkohësisht, i kalon Ministrisë së Financave kompetencat për nxjerrjen në shitje dhe shpërndarjen e këtyre aseteve. 

Sipas projektligjit, brenda 6 muajve, Ministria e Financave duhet të ketë në dispozicion tabelën e plotë me të dhënat mbi asetet e mbetura nga firmat piramidale, për të nisur më pas procesin e shitjes së tyre. Të ardhurat nga shitja do të depozitohen më pas në një llogari, për t'iu shpërndarë kredidhënësve sipas një koeficienti që do të përcaktohet po nga ana e Ministrisë së Financave.
(Shkrimi i plotë sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›