Miratohet me votat e mazhorancës kandidatura e Elvis Çefës

Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë
Elvis Çefa është miratuar në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore vetëm me votat e mazhorancës si kandidat për anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Mazhoranca votoi pavarësisht kërkesës së opozitës, e cila u shpreh kundër kësaj kandidature, ndërkohë që propozoi nga ana e saj një tjetër kandidature, Ardian Vishën. “Dokumentacioni i Elvis Çefës ka mangësi në raport me përmbushjen e kushteve ligjore. S’është pyetur prokuroria nëse ka ndonjë kallëzim ndaj”, tha Xhafa. Çefa deri më tani ishte kryetar i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave AKKP ndërsa zëvendëson në mandat të dorëhequrin Kreshnik Spahiu tanimë kreu i Aleancës Kuq e Zi. Përfaqësuesit e mazhorancës në komision thanë se argumentat e opozitës për shtypjen e diskutimit të kandidatit nuk qendrojnë dhe nuk përbëjnë motiv për shtyrjen e seancës.