Firmoset pakti PD-LSI, Meta zëvendës i Berishës
Marrin fund dilemat e raporteve në qeveri të LSI-së. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, firmosi paktin për të qenë zëvendës i Berishës në qeverinë e re dhe të mbajë njëkohësisht edhe postin e shefit të diplomacisë. Ashtu siç ishte përfolur edhe herë më parë gjatë negociatave informale Berisha-Meta në Dhërmi dhe Pogradec, ku asokohe posti më i përfolur për të marrë kreu i LSI-së ishte ai i kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, zgjodhi të ulet në krahun e djathtë të Kryeministrit Sali Berisha në çdo mbledhje qeverie dhe në çdo seancë të Parlamentit. Takimi zyrtar në Kryesinë e Kuvendit zbardhi vendimmarrjen sekrete të përcaktuar kohë më parë mes kreut të PD-së, Sali Berisha dhe atij të LSI-së, Ilir Meta. LSI do të përfaqësohet në qeverinë e re edhe me dy ministri të tjera. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të drejtohet nga Dritan Prifti, i cili i ka mbyllur vetë marrëveshjet kokë më kokë me Kryeministrin Berisha. Ndërsa Petrit Vasili do të kontrollojë Ministrinë e Shëndetësisë, e cila që prej vitit 2007 është drejtuar nga aleatët e djathtë të PD-së. Kreu i LSI-së do të drejtojë Ministrinë e Jashtme duke "detyruar" Kryeministrin t‘i bëjë rotacion Lulzim Bashës brenda qeverisë dhe spostuar Genc Pollon për të cilin pjesa e tortës së pushtetit do të zbulohet të dielën e parë të shtatorit.
Marrëveshja
Kabineti i ri është pagëzuar me emrin "Qeveria e Integrimit Europian". Përpos tre ministrive, LSI do të ulë në krah të Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, deputetin Nasip Naço i cili do të mbajë edhe postin e nënkryetarit të Kuvendit. LSI do të përfaqësohet në masën 20% në të gjitha nivelet e pushtetit, nivelet drejtuese dhe administrative dhe hallkave të tjera të pushtetit në nivel qendror dhe atij vendor. Duke iu referuar marrëveshjes politike, PD dhe LSI kanë rënë dakord që për krijimin e kohezionit të qëndrimeve politike të rëndësishme të qeverisë dhe Parlamentit të realizohet konsultimi dhe koordinimi i këtyre qëndrimeve midis kryetarëve të partive apo personave të caktuar prej tyre. Në marrëveshjen PD-LSI citohet se "konsensusi është i nevojshëm për emërimet në institucionet kushtetuese apo institucione të tjera që varen nga Parlamenti. Berisha dhe Meta nënshkruan publikisht të hyjnë së bashku në zgjedhjet lokale të vitit 2011, por kanë të përcaktuar në kontratën e djeshme që të ketë edhe një tjetër marrëveshje të dytë. "Koalicioni do të realizojë zgjedhjen e Presidentit të Republikës mbi bazën e konsensusit PD-LSI", thuhet në kontratën bashkëqeverisëse të Berishës dhe Metës. Brenda muajit tetor të këtij viti, LSI do të ketë të përcaktuar përveç zv/ministrave edhe dy prefektët e Beratit dhe Fierit apo drejtorët e rëndësishëm që ka përfituar nga marrëveshja me PD-në. Kryeministri është treguar i kujdesshëm për të shmangur shkarkimet politike duke përcaktuar në marrëveshje që "për realizimin e këtyre objektivave, PD dhe LSI bien dakord që përfaqësimi i LSI në qeverisje të jetë 20% e organeve të pushtetit dhe strukturave qeverisëse, duke respektuar ligjin "për statusin e nëpunësit civil".