E Diel, 1 Nëntor 2026

Fisher: Aleanca PS-LSI, shenjë e politikave personale. Meta duhej larguar me kohë nga politika

fisherHistoriani i njohur, Bernd Fisher, duke folur në një intervistë për GSH, ka thënë se politika shqiptare është shumë personale, ndryshe nga sa ndodh në sistemet e tjera politike. E tillë është sipas tij, edhe aleanca e fundit PS-LSI.

Ky akt në dukje i rastësishëm nga ana e Ilir Metës e vë theksin edhe njëherë tek natyra shumë personale e politikës Shqiptare. Nuk kishte ndonjë diferencë të dukshme në politikë apo ndonjë vizion politik të kundërt që çoi në këtë përçarje, – shprehet Fisher për GSH.

Fisher ka thënë se LSI mund të fitonte më shumë vota në zgjedhje, nëse Ilir Meta, për shkak të reputacionit të negative, do të largohej nga drejtimi i kësaj partie.

Padyshim, partia e tij do të dilte më mirë në sondazhe nëse ai do të largohej.

Nëse Shqipëria do të ishte një shtet i bazuar në sundimin e ligjit, z.Meta do të ishte larguar nga politika shumë kohë më pare. Si rezultat i faktit se sistemi i drejtësisë në Shqipëri ende vuan nga korrupsioni i shumëpërhapur, z.Meta vazhdon të jetë një lojtar i rëndësishëm dhe ai mund të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve të Qershorit, vijon Fisher./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›