Topi mohon një ftesë nga PD dhe thotë se nuk bëhet shtojcë e askujt
Kreu i FRD-së, Bamir topi, ka mohuar që partia e drejtuar nga ai të ketë marrë një ftesë për koalicion nga ana e Partisë Demokratike.
Duke folur nga Korça, Topi ka ripërsëritur qendrimin e tij se FRD nuk bën koalicion me paritët e vjetra dhe se nuk do të jetë shtojcë e askujt.
Ai ka thënë se ka edhe tre ditë për të vendosur për koalicionet, ndërsa nuk e përjashtoi mundësinë që FRD të dalë e vetme në zgjedhje.
Pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë së PD-së, ku Berisha ftoi gjithë partitë e djathta të bashkohen rreth koalicionit të PD-së, në media u fol për një ftesë të mundshme ndaj FRD-së. Por, ish-presidenti Topi duket i vendosur që ta refuzojë këtë ftesë, nëse i vjen./b.l