E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitch vlerëson me AAA SHBA-në

Agjencia Fitch konfirmon vlerësimin me AAA ndaj Shteteve të Bashkuara, edhe pse opinioni mbetet negativ.

Komunikimi vjen nga vet agjencia përmes një njoftimi, ku nënvizohet se do të kryejë një rishikim të mëtejshëm të klasifikimit të SHBA-ve, brenda 2013-s.

Sipas Fitch, SHBA-të do të kenë një rritje të Produktit të Brendshëm Bruto me 2,8% në 2014-n dhe një rritje mesatare prej 3 % mes 2015-2017-s.

Konfirmimi i klasifikimit reflekton themelet e forta ekonomike dhe të kredidhënies, bën të ditur agjencia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›