E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama shmang vizitën te Mandela

Shumë njerëz menduan se presidenti amerikan, Barak Obama, sapo të mbërrinte në Afrikën e Jugut do të ndalonte për të vizituar ish-presidentin Nelson Mandela, i shtruar prej disa ditësh në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Por, kreu i Shtëpisë së Bardhë u përpoq të ulte pritshmëritë, duke thënë se nuk do ta shfrytëzonte këtë mundësi në një moment kaq të papërshtatshëm.

E fundit gjë që do të doja, do të ishte një foto imponuese, në kohën kur familja e tij është e shqetësuar për gjendjen e Nelson Mandelës.

Air Force One u ul të premten në Pretoria, kryeqytetin eAfrikës së Jugut. Gjatë qëndrimit, Obama do të takohet me presidentin Jakob Zuma dhe është parashikuar të vizitojë Roben Ajlend, ku Mandela qëndroi i burgosur për 18 vjet me radhë.

Mesazhi kryesor që duam të japim nuk duhet ti drejtohet atij, domosdoshmërisht, por familjes së tij. Ne shprehim mirënjohjen e thellë – tha Obama, që ka fituar si Mandela Çmimin Nobel për Paqen – për udhëheqjen e tij në këto vite dhe ti komunikojmë ndjenjat dhe lutjet e popullit amerikan, i cili i qëndron pranë atij, familjes dhe vendit të tij.

Në Pretoria u zhvillua një protestë kundër presidentit amerikan dhe politikës së jashtmë të SHBA-ve. Obama u takua me Mandelën në 2005, kur ai ishte senator. Ai e ka përshkruar Mandelën si heroin e botës, trashëgimia e të cilit do të zgjatet përgjatë epokave që do të vijnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›