E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitër Bajrami, Thaçi uron besimtarët myslimanë

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar të gjithë qytetarët, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Qytetarët tanë Festën e Fitër Bajramit e kremtojnë në shtetin e lirë dhe demokratik të Kosovës, që po arrin njohje të reja ndërkombëtare, zhvillim ekonomik dhe përmirësim të kushteve të jetesës” thuhet në urimin e Thaçit.
 

Më tej kryeministri kosovar shpreh bindjen e tij se çdo festë do ta gjejë Kosovën edhe më të përgatitur, për t`u bërë pjesë e institucioneve euroatlantike.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›