E Diel, 1 Nëntor 2026

“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë për festën e “Fitër Bajramit”. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri iu drejtuar besimtarëve me dëshirën për pranimin e sakrificës dhe lutjeve të tyre gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“MIRËMËNGJES. GËZUAR FITËR BAJRAMIN”, shkruan Rama.

Festa e Fitër Bajramit vjen pas përfshirjes së besimtarëve në muajin e devotshmërisë dhe solidaritetit, duke kulmuar me lutjet e përbashkëta dhe vizitat festive që simbolizojnë vëllazërinë dhe harmoninë mes njerëzve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›