E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Netanyahu premton përmbajtje ndaj Iranit: Nuk do i godasim fushat e gazit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli do të “përmbahet” nga sulmet ndaj fushave iraniane të gazit, pas një kërkese nga presidenti amerikan Donald Trump. Ai hodhi poshtë gjithashtu akuzat se ka ndikuar në përfshirjen e SHBA-së në një konflikt të mundshëm me Iranin.

Gjatë natës janë raportuar shpërthime në Jerusalem dhe në kryeqytetin iranian, duke shtuar shqetësimet për përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

Ndërkohë, disa vende të Gjirit, raportuan sulme me raketa ose dronë. Sipas mediave shtetërore, një sulm me dronë në një rafineri nafte në Kuvajt ka shkaktuar zjarr.

Në Katar, ministri i Energjisë bëri të ditur se kapaciteti i eksportit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) pritet të bjerë me rreth 17% gjatë pesë viteve të ardhshme, si pasojë e një sulmi iranian në impiantin Ras Laffan. Kryeministri i Katarit e cilësoi këtë sulm si një “përshkallëzim shumë të rrezikshëm”, ndërsa çmimet e gazit në United Kingdom dhe në Evropë kanë shënuar rritje të ndjeshme.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Iranit paralajmëroi se Teherani do të reagojë me “zero përmbajtje” nëse infrastruktura e tij do të goditet sërish.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›