E Diel, 1 Nëntor 2026

Fitoi 7 Bashki, Berisha: Opozita dëshmoi se është e paasgjesueshme, 500 mijë qytetarë votuan për të

Fitoi 7 Bashki, Berisha: Opozita dëshmoi se është e

Ish-kryeministri Sali Berisha ndonëse arriti të marrë vetëm 7 Bashki ka pohuar se opozita në këto zgjedhje vërtetoi se është e paasgjesueshme.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Partia Demokratike, forca kryesore opozita, u fut në këto zgjedhje pa logo dhe emri i kryetarit të koalicionit u refuzua në mënyrën më staliniste.

Sipas tij opozita dëshmoi se është e passgjesueshme, është në këmbë dhe e vendosur që të qëndrojë më fuqishëm se kurrë për interesat e shqiptarë. Ndërkohë, sa i përket dorëheqjes së tij, Berisha tha se është betuar se do të largohet vetëm atëhere kur të humbasë në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Kjo është fakt. Kjo është ndërhyrje direkte në fushatë, kjo nuk është shpikje e imja, ky është një realitet.

Në kundërshtim me çdo lloj parimi dhe ligji, PD-ja, forca kryesore opozitare u fut në zgjedhje pa logo dhe emri i kryetarit të koalicionit u refuzua në mënyrën më staliniste.

Të gjitha këto kishin për qëllim zhdukjen e opozitës. Tani procesi ka mbaruar. Çfarë ndodhi? 500 mijë shqiptarë votuan opozitën. Dështuan të gjithë ata, vendas dhe të huaj, që donin të zhduknin opozitën. Opozita dëshmoi se është e paasgjësueshme. Opozita është në këmbë, e vendosur të qëndrojë më fuqishëm se kurrë për interesat e shqiptarëve.

Së dyti, kemi një statut partie, se ka njerëz që keqkuptojnë. Përdorin dy lloje mashtrimi, tezash. Ai statut do zbatohet pikë për pikë. Unë jam ky që jam sot këtu.

Në verën e vitit 1991 kam bërë një betim, që zgjedhjet e para të lira që do humbas, unë largohem nga politika. Unë nuk tërhiqem përpara krimit monstruoz elektoral. Vetëm sa më shtojnë motivet.

Por anëtarët e PD, në përputhje me statutin, do ftohen. Ata që rrinë nëpër ekrane, ata rrahin ujë në hava”, tha Berisha.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›