Fitojnë çmimin Nobel në Kimi. Dy shkencëtarët krijuan mjetin për ndërtimin e molekulave që ndihmojnë në prodhimin e ilaçeve

Benjamin List me origjinë gjerman dhe David MacMillan me origjinë skoceze fituan çmimin Nobel në Kimi, për zhvillimin e mjeteve të reja për ndërtimin e molekulave që kanë ndihmuar në prodhimin e ilaçeve të reja dhe që janë më miqësore me mjedisin.
Dy shkencëtarët u nderuan me çmimin për studimin e tyre mbi zhvillimin e organokatalizës asimetrike.
“Katalizatorët organikë mund të përdoren për të nxitur shumë reaksione kimike,” tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në një deklaratë.
“Duke përdorur këto reagime, studiuesit tani mund të ndërtojnë në mënyrë më efikase çdo gjë nga ilaçet e reja deri tek molekulat që mund të kapin dritën në qelizat diellore.”
Të martën fituan çmimn Nobel për Fizikë tre shkencëtarët, Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi.
Të hënën, Komiteti Nobel u dha çmimin në fiziologji ose mjekësi amerikanëve David Julius dhe Ardem Patapoutian për zbulimet e tyre se si trupi i njeriut e percepton temperaturën dhe prekjen.
Gjatë ditëve të ardhshme çmimet do të jepen gjithashtu për punën e shquar në fushat , letërsisë, paqes dhe ekonomisë.