Fiton Çelsi, udhëheq me pikë të plota
Didier Drogba dhe Nikolas Anelka shënuan nga një gol në çdo pjesë loje. Në minutën e 39-të, pas një asisti të francezit Anelka, afrikani Drogba kaloi në avantazh ekipin e tij. 14 minuta para përfundimit, Nikolas Anelka dyfishoi rezultatin, pas një pasimi të autorit të golit të parë, Drogba.
Me këtë fitore, Çelsi pozicionohet në krye të tabelës së klasifikimit me 9 pikë, aq sa ka edhe Totenhemi.
Në ndeshjen tjetër, Bërnli, që në mesjavë befasoi Mançëster Junajtid, fitoi minimalisht 1-0 ndaj Evertonit.
Ndeshja e fundit për javën e tretë të Premier Ligës do të luhet sot në mbrëmje midis Liverpulit dhe Aston Vilës në Anfield Road.