E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana e nis me humbje sezonin e ri

Bardheblutë vinin në këtë ndeshje me mungesat e katër titullarëve (Muka, Memelli, Muzaka, Osmani), gjë që ndikoi në lojën e ekipit.

Ndeshja filloi mirë për miqtë nga Vlora, që realizuan që në minutën e 10-të me anë të kroatit Roberto Alvish. Vetëm shtatë minuta më pas, i riu Odise Roshi dyfishoi shofrat, duke e bërë gjithçka më të vështirë për kampionët.

Arbër Abilaliaj shkurtoi diferencën në minutën e 27-të, duke rihapur takimin. Por kuqezinjtë e Eqrem Memushit gjetën golin e tretë në minutën e 36-të, kur Andi Lila shkaktoi një penallti si mbrojtës i fundit, duke u ndëshkuar edhe me kartonin e kuq. Nga pika e bardhë ishte Mema ai që nuk fali.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›