Fiton Haxhi, të hënën derbi Hidi - Duro

Apoel Levkosias i Altin Haxhit fitoi 3-0 me Ethnikos Aknasin në javën e 15-të të kampionatit qipriot. Këmbëmajti gjirokastrit luajti gjatë gjithë takimit. Edhe Anorthosis i Arjan Beqajt fitoi 2-0 me Doksa Katokopias. Portieri i Kombëtares është ende në rikuperim e sipër dhe natyrisht nuk luajti në këtë takim. Të hënën është derbi “shqiptar” Alki Larnaka-Omonia Levkosias, ku në skuadrën e parë luajnë portieri Isli Hidi e mbrojtësi Blerim Rrustemi e në ekipin e dytë aktivizohet mesfushori Klodian Duro, i cili është në një formë të shkëlqyer.
E Diele, 28 Dhjetor 2008