Super-Ditari i Albania-sport.com. Futbolli në vitin 2008- Shkurt“Albania-sport.com” paraqet për lexuesit e saj një “Super-Ditar” special me të gjitha ngjarjet futbollistike të vitit 2008. Një kronikë e hollësishme e asaj që ka ndodhur dit

“Albania-sport.com” paraqet për lexuesit e saj një “Super-Ditar” special me të gjitha ngjarjet futbollistike të vitit 2008. Një kronikë e hollësishme e asaj që ka ndodhur ditë pas dite me Kombëtaren, legjionarët, merkaton e të gjitha detajet e jetës sportive futbollistike.
Shkurt 2008
01.02.2008
ÇANI- Edgar Çani, talenti shqiptar i Peskarës, i cili ka befasuar jo pak ambientin sportiv italian me paraqitjet e tij realizoi një hap të madh në karrierën e tij të re sportive, atë të kalimit nga Peskara e Serisë C1/B në Serinë A, te Palermo duke u bashkuar te skuadra siçiliane me portierin e Kombëtares së Shpresave, Saimir Ujkani. Cani do të jetë kështu lojtari i pestë shqiptar në Serinë A italiane per kete sezon, së bashku edhe me Igli Taren (Lacio), Erion Bogdani (Livorno), Valon Berhami (Lacio) dhe Saimir Ujkani (Palermo).
RRUDHO - Sulmuesi shqiptar Xhulian Rrudho është transferuar në Serinë C2 italiane te skuadra e Skafatit. Rrudho në përfundim të sezonit do të bashkohet me klubin veronez, në pronësi të së cilit ndodhet edhe Erion Bogdani. Drejtuesi i klubit të njohur italian, që tashmë militon në Serinë B, Sartori, pohoi se në qershor futbollisti shqiptar do të rikthehet në Verona.
FISH - Kamerunasi Abada Fish, i cili në Shqipëri ka luajtur me Tiranën dhe Flamurtarin. Fish do të jetë lojtari i tretë i huaj i Hibernians. Megjithatë, drejtuesit e Hibernians e kanë ftuar sërish Endri Tafaj gjatë merkatos së verës
POLLOZHANI - Nga Tus Koblenz u huazua te Dinamo në Shqipëri mesfushori shqiptaro-maqedonas, Artim Pollozhani.
Superliga - Kategoria Superiore rinis të shtunën (2 shkurt), por “nxehja” e motorëve të saj nisi të enjten me përcaktimin e shortit të gjyqtarëve. Sfidat e nxehta të javës së 18-ty janë dy: Tirana-Elbasani (dy ekipe që ndajnë vendet 3-4) dhe Besa-Dinamo, ku kryesuesja e kampionatit do të luftojë fort për të përmirësuar rekordin e saj sezonal, pa asnjë humbje në transfertë.
02.02.2008
IDRIZAJ - Pak orë përpara përfundimit të merkatos dimërore, skuadra austriake Wacker Innsbruck realizoi një goditje të madhe. Sulmuesi shqiptar Besian Idrizaj u transferua nga Liverpuli për te zijeshilët e Wacker Tirol deri në fund të sezonit.
XHAFERRI - Edhe Partizani bëri goditjen e tij në merkaton dimërore, madje në orën e fundit të saj. Ymer Xhaferri, 23 vjeç, mesfushor i avancuar është edhe emri i ri i të kuqve. Gjatë mërkatos dimërore u larguar sulmuesi Gerhard Progni, ndërkohë që sulmuesi tjetër Enco Malindi ndodhet ende ne Bullgari për testime te Sllavia e Sofjes.
MOHELEBI - Mbrojtësi shqiptaro-kroat Lekë Kcira dhe mesfushori francez Laurent Mohelebi do tw debutojnw sot kundwr Elbasanti.
SEMINA – Mbrojtwsi 19-vjeçar i Vllaznisë, Klodian Semina firmosi pwr skuadrwn bullgare Belastica. Mbrojtësi gjigand (192 cm) pritet të firmosë një kontratë dy vjeçare me klubin bullgar. Semina është aktivizuar në tri ndeshjet miqësorë të Belastica në Antalia të Turqisë kundër Rot Vajs Erfurht, Rostovit dhe Dragon dhe është përlqyer nga trajneri Aljosha Andonov.
MALINDI - Enco Malindi shwnoi golin e vetwm tw Sllavias në miqësoren me Sportist Svoge, takim që përfundoi 1-1 pas golit të Todor Simov në minutën e 93-të.
03.02.2008
JAVA 18 - Tirana arriti një barazim të vështirë 2-2 me Elbasanin në kryeqytet. Klodian Duro shënoi nga pika e bardhë (48’). Sërish klasi i Klodian Duros, rivendosi ekuilibrat në minutën e 70-të dhe ndarjen e pikëve. Mesfushori Igli Allmuça i dhuroi Dinamos fitoren e çmuar 2-0 me Beswn, duke shwnuar tw dy golat. Një gol nga fantazisti Paulin Dhëmbi dhe një i dytë nga mesfushori i avancuar Elis Bakaj përmbysën jo vetëm avantazhin befasues të Skënderbeut, por i siguruan tri pikë të rëndësishme Partizanit në transfertën e Korçësn në fitoren 2-1. Vangjel Mile i dhuron fitoren Kristaq Miles. Djali çon babain në ekstazë. Teuta fitoi pastër 2-0 me Besëlidhjen, mbretëreshën e merkatos dimërore me plot 11 lojtarë të blerë nga kampionati maqedonas dhe kosovarNjë humbje surprizë. Kështu mund të konsiderohet në pamje të parë shkatërrimi i Vllaznisë përballë Kastriotit me rezultatin 3-1 (në fushën asnjanjës të Shijakut).Rezultatet e javws sw 18: Kastrioti-Vllaznia 3-1, Skenderbeu-Partizani 1-2, Besa-Dinamo 0-2, Flamurtari-Shkumbini 0-0, Teuta-Besëlidhja 2-0, Tirana-Elbasani 2-2.
04.02.2008
KOMBWTARJA - Holandezi Ari Han do të jetë trajneri i shtatë i përfaqësueses shqiptare që do të përballet me Poloninë në ballafaqimin e 11-të midis dy kombëtareve respektive, përfshirë ndeshjet zyrtare dhe ato miqësore. Han do të jetë gjithashtu, trajneri i tretë i huaj në bankinën e Shqipërisë që do të përballet me Poloninë, pas hungarezit Miklosh Vadas dhe gjermanit Hans Peter Brigele. Miqësorja e 27 majit kundër Polonisë të drejtuar nga holandezi Leo Benhaker është njëherësh edhe e pesta midis vendeve, qysh kur Polonia dhe Shqipëria u përballën për herë të parë, më 6 nëntor të vitit 1949, takim i përfunduar me fitoren e polakëve 2-1. Trajneri Shyqyri Rreli është dhe trajneri i kombëtares shqiptare që është ballafaquar më shumë herë me skuadrën përfaqësuese të Polonisë. Rreli, i cili drejtoi kuqezinjtë dy herë (22 shtator 1982 deri më 30 maj 1985 dhe nga 6 gusht 1988 deri më 15 nëntor 1989), është ndeshur katër herë kundër polakëve.
DE JONG - Ndihmësi i trajnerit holandez të kombëtares shqiptare, Teo De Jong, do të jetë i pranishëm në turneun miqësor që do të zhvillohet në Maltë. Nga data 2 deri më datë 6 shkurt në ishull po zhvillohet një turne miqësor me pjesëmarrjen e katër skuadrave Maltës, Bjellorusisë, Islandës dhe Armenisë.
05.02.2008
VLLAZNIA - Elvis Kraja dhe Franc Ahi nuk do të jenë më futbollistë të skuadrës së Vllaznisë për pjesën e mbetur të sezonit,. Është ky vendimi më i fundit i marrë nga drejtuesit e klubit shkodran, në një analizë të zgjeruar të mbajtur pas humbjes së fundjavës me Kastriotin.
06.02.2008
CANA - Lorik Cana mund të vendosë një rekord absolut te Olimpiku i Marsejës dhe të hyjë në historinë e statistikave të të vetmit klub francez që ka fituar Ligën e Kampioneve. “Me 39 kartonë të marrë në dy vjet e gjysmë, shqiptari i është afruar shumë dy “goditësve të çmendur”, Erik Di Meko (47 kartonë) dhe Bernard Kasoni (48 kartonë)”, - shkruan faqja lephoceen.fr.
07.02.2008
SHPRESAT - Maqedonia na kthen reston duke fituar 1-0 në Vlorë, ndërkohë që në miqësoren vitit 2007, Shqipëria U-21 fitoi po 1-0 në Manastir. Formacioni i Mirsad Jonuz, në gjirin e të cilit kishte edhe katër lojtarë shqiptarë, fitoi me golin e Gligorov (34’), në një ndeshje që të dy ekipet e mbyllën me nga dhjetë lojtarë.
HAFIZI - Ish-trajneri i Tiranës, Astrit Hafizi, i shkarkuar urgjentisht pas barazimi të vështirë 2-2 me Elbasanin në javën e 18-të Kategorisë Superiore e konsideroi si të padrejtë vendimin e donatorëve të Tiranës. Astrit Hafizi, i cili e pranoi detyrën pas shkarkimit të Sulejman Starovës dhe Ardian Memës (të komanduar) tha: “Vendimi i donatorëve nuk ka të bëjë fare me rezultatet e mia si trajner i skuadrës, sepse unë ato i konsideroj pozitive”.
GRIMA - Nuk dihet saktësisht se sa përfitojnë nga kontrata e tyre dy futbollistët veteranë të Vllaznisë, portieri Armir Grima (33 vjeç) dhe mesfushori i avancuar, Uliks Kotrri (32 vjeç), por gjithsesi xhepi ka për tu “dhembur” dy lojtarëve shkodranë. Nuk janë pak 1 milionë lekë të vjetra për një gjest banal si ai goditje me grusht të kundërshtarit gjatë ndeshjes Kastrioti-Vllaznia 3-1.
08.02.2008
CANA - Lorik Cana në shenjestrën e Romës. Kapiteni aktual i Marsejës sezonin e ardhshwm mund të jetë shok skuadre me kapitenin e Romës, Françesko Totin. Lajmi është u bë publik në gazetën kryeqyetase “Il Romanista”. Lorik Cana është nënkampion me Olimpikun e Marsejës në Francë, finalist i Kupës së Francës dhe lojtari shqiptar më vlerën më të shtrenjtë në tregun futbollistik (10 milionë euro) dhe gëzon kontratën të majme me skuadrën më të dashur për francezët, rreth 180 mijë euro pagë mujore.
DE JONG – Ndihmwsi i Hanit, De Jong do të vëzhgojë në Tiranë ndeshjet e fundjavës së kampionatit kombëtar, ku spikasin Dinamo-Elbasani dhe Partizani-Besa dhe në datën 11 shkurt do të largohet nga Shqipëria.
ARAPI - Renato Arapi ka luatur 90 minuta të plota dhe të pëlqyeshme në barazimin 1-1 që skuadra e tij, Silkeborg në Danimarkë arriti me Esbjerg. 21-vjeçari, ish-lojtari i Besës në kampionatin shqiptar, ishte i pakalueshëm në shumë raste.
09.02.2008
HAN - Rreth botës për 30 ditë. Këtë do ta bëjë Ari Han, tekniku 59-vjeçar i Kombëtares shqiptare. Erion Bogdani do të jetë i vëzhguari i parë në aksion. E diela e gjen Hanin në Francë ku do të ndjekë nga afër mesfushorin Lorik Cana. Rikthim në Shqipëri më datë 16 shkurt disa ndeshje të Superligës në vëzhgim të lojtarëve të ekipit kombëtar dhe më pas sërish në avion. Në datë 21 shkurt Han do të udhëtojë drejt Selanikut ku do të vezhgoje lojtarin Kristi Vangjeli. Në javën e parë të marsit trajneri do të kryejë një vizitë pune në Karlsruhe për të ndjekur nga afër Edmond Kapllanin. Ndalesa e radhës do të jetë Hanoveri aty ku luan Altin Lala, kapiteni i përfaqësues dhe më pas, më 9 mars Ari Han do të vëzhgojë në Volfsburg ndeshjen Volfsburg–Kotbus për të parë “live” Ervin Skelën.
MTKRS - Shteti ngre flamurin e bardhë, dorëzohet përballë FIFA-s.
Ministri Pango pranon firmosjen e statutit të Federatës Shqiptare të Futbollit brenda së hënës. Kontrolli i adutitit do të vazhdojë, por nuk do të prekë asnjë fond që vjen nga FIFA apo UEFA.
KOKSH - Problemet e bëra publike me Federata Shqiptare të Futbollit po krijojnë një reaksion zinxhir nga ku do të përpiqen të gjitha federatat apo organizma sportive të cilat aderojnë në organizma ndërkombëtarë. Një nga këto është edhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, që gjithashtu nuk e ka të firmosur statutin e tij nga ana e Ministrisë së Turizimit, Kulturës, Rinisë e Sporteve.
SKELA - Ervin Skela dëshiron më shumë se kurrë të shënojë një gol për Energi Kotbusin kur, më 16 shkurt, skuadra e tij do të luajë në shtëpi kundër Borususias së Dortmundit. Arsyeja është shumë e fortë. Kancelarja gjermane Angela Merkel, që prej ditës së enjte është bërë anëtare nderi e klubit gjerman të Bundesligës 1.
Redi Jupi: -“Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen. Ju kam thirrur për tu njoftuar largimin tim përfundimtar nga futbolli i luajtur. Kam një vit që nuk aktivizohem dhe pata arsyet e mia shumë të forta që e mora këtë vendim”, - tha Redi Jupi në fillim të fjalës së tij, që tani e tutje do të konsiderohet një ish-futbollist.
10.02.2008
SKELA - Ervin Skela do të dëshironte që trajneri i Kombëtares shqiptare, Ari Han, ta niste nga ai vëzhgimin në ndeshjen emocionuese Bokum-Energi Kotbus, ku fantazisti i kuqezinjve shënoi edhe një nga gjashtë golat e krijuar në barazimin 3-3 midis dy skuadrave të Bundesligës gjermane. Magjistari shqiptar shënoi golin e dytë të skuadrës së tij (3-2)
SALIHI- Thjesht është prodhuar për të shënuar. Hamdi Salihit nuk mund t’i mungojë goli, është ndeshje miqësore apo zyrtare. Golashënuesi më i mirë sezonal i skuadrës austriake, SV Ried, ishte autori i golit të parë në miqësoren kundër Red Bull Juniors të Salzburgut
JAVA 19 - Me fitoret e pastra ndaj kundërshtarëve të tyre, Tirana (ndaj Kastriotit (3-0) dhe Vllaznia (ndaj Teutës 2-0) janë dy përfitueset e mëdha të javës së 19-të, duke u “marrë” nga dy pikë në distancë Dinamos dhe Partizanit që barazuan në dy stadiumet e kryeqytetit respektivisht ndaj Elbasanit (0-0) dhe Besës (3-3). Shkumbini arriti një fitore bindëse 3-1 me Skëndërbeun e vendit të fundit, ndërsa Besëlidhja morri një pikë shumë të çmuar në barazimin 2-2 ndaj Flamurtarit udhëtues. Rezultatet e Javws 19-tw: Vllaznia-Teuta 2-0, Dinamo-Elbasani 0-0, Partizani-Besa 3-3,
Shkumbini-Skënderbeu 3-1, Besëlidhja-Flamurtari 2-2, Kastrioti-Tirana 0-3.
11.02.2008
FSHF- Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit miratoi kompaninë fituese të tenderit të të drejtës televizive për eliminatoret e Kampionatit Botëror të vitit 2010. Ajo është kompania “RTL GROUP”, e cila do të jetë partnerja e FSHF-së për shitjen e të gjithë të drejtave televizive të ekipeve kombëtare për periudhën janar 2008- 31 maj 2010. Komiteti Ekzektutiv i FSHF-sw dha pwlqimin zyrtar pwr tri ndeshjet miqwsore tw Kombwtares. Skuadra e drejtuar nga tekniku Ari Han do tw luajw: më 21 mars me Arabinë Suedite në Dammam, më 26 mars me Moldavinë në Tirasol dhe 27 maj me Poloninë në Shtutgart ose Zyrih.
13.02.2008
RENDITJA - Edhe pa zhvilluar qoftë dhe një minutë lojë për vitin 2008, - duke mos përfshirë testin me Kombëtares B me Kazaskin të Kazakistanit - Shqipëria falë edhe përllogarijeve të ndeshjeve të ekipeve të tjera në botë, është ngitur në vendin e 73-të në renditjen e përmuajshme të FIFA-s, ose shtatë vende më lart në raport me muajin janar 2008, duke përfituar edhe një bonus prej 14 pikësh.
TEPELENA - Asnjë mëshirë ndaj dhunës në stadiume. Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi përjashtimin e skuadrës së Tepelenës nga kampionati i Kategorisë së Parë për sezonin 207-2008 dhe rënien automatikisht një kategori më poshtë.
KUPA - Kupa E Shqiperise, turi i dyte, ndeshjet e para: Laçi-Tirana 1-1, Turbina-Teuta 0-0, Besëlidhja-Vllaznia 0-1, Skënderbeu-Partizani 1-0, Apolonia-Dinamo 0-1, Luftëtari-Besa 1-1
Shkumbini-Elbasani 2-0, Flamurtari-Kastrioti 1-1. Ndeshjet e kthimit do të luhen më 27 shkurt 2008.
15.02.2008
VATA - Gjatë 18 viteve 36-vjeçari Fatmir Vata luan në futbollin profesionist: Mesfushori shqiptar: “Lojtarët e rinj janë robotë”.
GJYQTARWT - Dy gjyqtarët e vetëm shqiptarë me stemën e FIFA-s, Albano Janku dhe Sokol Jareci, do të drejtojnë edhe dy sfidat e mëdha të “Super së shtunës” të javës së 20-të të Kategorisë Superiore, Tirana-Dinamo dhe Elbasani-Partizani.
ÇANI - Edgar Çani, blerja dimërore e Palermos, dhe portieri i Kombëtares U-21, Samiri Ujkani, dolën fitues në sfidën kundër Katanias (1-0) në ndeshjen e vlefshme për kampionatin e të rinjve në Itali.
16.02.2008
JAVA 20 - “Super e Shtuna”. Dy barazime të bardha në dy sfidat kryesore të “Super të Shtunës”, Tirana-Dinamo (0-0) dhe Elbasani-Partizani (0-0), i lanë katër ekipet kryesore që luftojnë për titull në pozicione të pa ndryshuara. Fitojnë “djemtë e detit”, bora anulon takimin Skënderbeu-Bëswlidhja. Rezultatet: Tirana-Dinamo 0-0, Elbasani-Partizani 0-0, Teuta-Kastrioti 2-0, Skënderbeu-Besëlidhja 0-2, Flamurtari-Vllaznia 2-2, Besa-Shkumbini 1-0.
SKELA - Energi Kotbus i Ervin Skelës humbi në shtëpi 0-2 me Borusian e Dortmundit (dy gola të Petrich), pikërisht në takimin që do ta dëshironte fitoren më shumë se kurdo herë tjetër. Në “Stadiumin e Miqësisë” e ftuara e veçantë ishte kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila para pak ditësh u bë edhe anëtare nderi i klubit nga Gjermania Lindore.
17.02.2008
CANA: “Falëminderit Francë!”. “Unë dëshiroj të falënderoj Francën që na ka mbështetur. Jam shumë mallëngjyer”. Kjo është deklarata e fortë e kapitenit të Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, cituar nga faqja sportive franceze, football.fr, pas shpallejes sw Pavarwsisw sw shtetit mw tw ri.
HAN - Pas takimeve Tirana-Dinamo dhe Flamurtari-Vllaznia, trajneri i kombëtares shqiptare, holandezi 59-vjeçar Ari Haan, hartoi edhe në bashkëpunim me drejtuesit e lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit një plan të detajuar për vëzhgimin e lojtarëve të tjerë të Kombëtares, por dhe të kandidatëve të tjerë.
18.02.2008
FSHF - Komisioni i Apelit më i dhembshur se Komisioni i Disiplinës. Madje duke përsëritur të njëjtën skemë taktike si dhe vitin e kaluar me Gramozin. Pas përjashtimit të Tepelënës dhjetë më parë për shkak të incidenteve në ndeshjen kundër Pogradecit, erdhi edhe falja e madhe e skuadrës së vendit të fundit të Kategorisë së Parë.
HALITI - Mesfushori i Teutës, Labinot Haliti do të jetë pjesë e skuadrës polake, Lodz. Klubi i kategorisë së parë është gati të paguajë një dëmshpërblim për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit.
BOGDANI - Breshia, ish-skuadra e Igli Tares, ka filluar qysh tani të mendojë për sezonin e ardhshëm. “Dallëndyshet” e Serse Kozmit kanë përcaktuar edhe objektivat me merkatos verore dhe një ndër të përmendurit e sitit italian të specialuzuar për transferimet e lojtarëve, tuttomercatoweb.com, është edhe sulmuesi shqiptar i Livornos, Erion Bogdani.
METAJ - Shkodran Metaj, autori i golit të dytë të Holandës U-21 në fitoren 2-1 me Danimarkën, zgjati kontratën deri në vitin 2012 me skuadrën e tij, FC Groningen.
20.02.2008
MTKRS - 24 orë përpara skadimit të afatit të vendosur nga FIFA dhe UEFA për firmosjen e statutit të Federatën Shqiptare të Futbollit, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i ka dhënë fund edhe zyrtarisht konfliktit 3-vjeçar. Ministri Ylli Pango firmosi ndryshimet në statutin e Federates se futbollit duke bërë realitet ata çka kishte paralajmëruar vetëm pak ditë më parë. Në këtë mënyre kreu i këtij Institucioni përmbushi kërkesën e dy organizmave më të lartë të futbollit ndërkombëtar, FIFA-s dhe UEFA-s, duke miratuar ndryshimet në Statutin e Federatës,
LALA: “Futbolli si biçikleta, nuk e harron kurrë”. Mesfushori shqiptar i Hanover 96 në Bundesliga 2 e ka thënë për gazetën e njohur gjermane “Bild”.
XHEMAILI: Për menaxherin e ekipit të Zvicrës, Adrian Kuno, Blerim Xhemaili është pa më të voglin dyshim një mesfushor i talentuar. Shqiptari nga Maqedonia po kalon një moment jo të mirë te Boltoni në Angli. Për 21-vjeçarin interesohen shumë fort Fulhamin në Angli dhe Herta e Berlinit në Gjermani,
21.02.2008
RAMA - Milaim Rama përtërit kontratën me FC Thun. Kontrata e re e shqiptarit skadon, më 30 qershor të vitit 2009, por në klauzolat e saj ekziston edhe opsioni për zgjatjen edhe për një vit tjetër.
IDRIZAJ - Besian Idrizaj, lojtari i Liverpool, por i huazuar në Austri te FC wacker Innsbrucks, nuk mund të stërvitet ende me ekipin e tij.
22.02.2008
FIFA-UEFA - Dy organizatat më të rëndësishme të futbollit botëror UEFA dhe FIFA e kanë quajtur jo të ligjshëm kontrollin e Ministrisë se Financave në Federatën Shqiptare te Futbollit. Në një letër dërguar ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, Ylli Pango sqarohet fakti se FSHF-ja nuk është një autoritet publik, por një shoqatë. Qeveritë e futbollit e quajnë auditimin e financave të FSHF-së nga ana e grupit të përbashkët MTKRS-Ministria e Financave - Drejtori e Përgjithshme e Tatimeve të paligjshëm.
JAVA 21: Një pikë e hidhur për Tiranën në “Niko Dovana” kundër Teutës (0-0), në një ndeshje ku pati 8 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq, një për trajnerin e Teutës, Kristaq Mile (protestë ndaj gjyqtarit Jemini), dhe tjetri për mbrojtësin e Tiranës, Kcira (70’). Rezultatet: Teuta-Tirana 0-0, Shkumbini-Elbasani 1-0
BAJKO - Neptun Bajko nuk do ta drejtojë Besëlidhjen në ndeshjen kundër Besës, të vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Në vend të ish-trajnerit të Partizanit skuadrën lezhjane do ta drejtojë Ilir Gjyla. Bajko, trajneri i tretë sezonal i Besëlidhjes pas Stavri Nicës dhe Ridvan Kullit, koleksioni në shtatë takime: 2 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje.
TARE -Igli Tare kërkon më shumë hapësirë te Lacio. Sulmuesi shqiptar po kalon një moment të mirë dhe këtë e tregoi edhe në testin kundër Gualdo, ku shënoi tre gola.
23.02.2008
CANAJ - Partizani me fitoren 1-0 ndaj Dinamos kryesuese jo vetëm që rihapi qartë luftën për titull, tashmë diferenca midis dy kryesuesve është vetëm tre pikë, por mori edhe revanshin ndaj humbjes së fazës së parë me blutë (0-2). Trajneri më sigurt në Superligë deri pak orë para fillimit të derbit Partizani-Dinamo, tani është një i papunë. Sagës së shkarkimi të trajnerëve të Kategorisë Superiore iu shtua edhe emri i Agim Canaj, cili u shkarkua nga drejtuesit e Dinamos, pas humbjes me Partizanin (1-0) në derbin e së shtunës.
GJYLA: Ilir Gjyla morri një pikë të vlefshme ndaj Besës në debutimin e tij si trajner i Besëlidhjes në takimin Besëlidhja-Besa (2-2).
JAVA 21: Partizani-Dinamo 1-0, Besëlidhja-Besa 2-2, Kastrioti-Flamurtari 0-1, Vllaznia-Skënderbeu 2-0, Teuta-Tirana 0-0,
Shkumbini-Elbasani 1-0.
CANA - Lorik Cana te Olimpiku i Marsejws si Paolo Maldini te Milani. Krahasimi i takon prestigjiozes franceze “L’Equipe”. Klubi marjesez i ka ofruar kapitenit të tij, shqiptarit Lorik Cana, një kontratë të përjetshme.
BUNJAKU - Albert Bunjaku, kosovari 24-vjeçar me pasaportë zvicerane shënoi dy nga pesë golat në fitoren 5-0 të ekipit të tij, Rot Vais Erfuhrt kundër ekipit të dytë të Volfsburgut, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Ligës Rajonale të Veriut në Gjermani.
LALA- Hanoveri i Altin Lalës humbi të premten në mbrëmje 2-1 me Bokumin. Hanvor 96 ende nuk ka fituar një ndeshje gjatë vitit 2008. Kapiteni i Kombëtares shqiptare nuk ishte as bankinë.
KAPLLANI- Kasrlsuhe e Emdond Kapllanit pësoi një humbje të hidhur 2-0 me kampionin në shtëpinë e kampionit në fuqi të Bundesligës, Shtutgardit. Sulmuesi durrsak u aktivizua në minutën e 72-të..
24.02.2008
DAJA - “Puna e trajnerit është e lidhur direkt me rezultate. Çdo trajner që nuk arrin rezultatet e duhura e ndien veten të rrezikuar si në largim apo më shkarkimin e tij apo marrjen e masave ndëshkimore nga ana e presidencës”. Ky ishte thelbi i logjikës së përdorur nga trajneri i dytë sezonal i Dinamos, Ilir Daja, gjatë prezantimit të tij të djeshëm për mediat. Daja morri ekipin pas shkarkimit nga ana e presidentit Besni Sulaj të Agim Canajt pas humbjes me Partizanin (1-0).
27.02.2008
KUPA: Sot do të përcaktohen tetë çerekfinalistët e Kupës së 56-të
Nga përfundimi varet edhe fati i dy trajnerëve Alimehmeti e Bici.
Ndeshjet e kthimit të 1/16 të Kupës së Shqipërisë me përfundimet e rezultateve të tyre do të përcaktojnë edhe tetë ekipet çerekfinaliste të edicionit të 56-të të trofeut të dytë më të rëndësishëm të futbollit shqiptar.
KOBLENZ - Goleadë shqiptare kundër Kaiserslautern. Njazi Kuqi nuk mbahet më. Pas golit të parë kundër St.Paulit, kosovari me pasaportë finlandeze shënoi edhe një tjetër në fitoren e Tus Koblenz 3-2 në transfertë kundër Kaiserslautern. Për ta bërë edhe më të bukur triumfin shqiptar, autori i dy golave të tjerë për Koblenz e shënoi shqiptari nga Mali i Zi, Ardian Gjokaj.
28.02.2008
KUPA: Emocione të jashtëzakonshme në “Ruzhdi Bizhuta” në fitoren madhështore 3-0 të Elbasanit në 120 minuta lojë, që solli edhe përmbysjen e madhe të verdhebluve të Krenar Alimehmetit (doli me karton të kuq) ndaj Shkumbinit. Kupa e Shqipërisë ka njohur 8 skuadrat çerekfinaliste të saj. Tirana, Dinamo, Partizani, Elbasani, Vllaznia, Teuta, Besa dhe Kastrioti janë skuadrat që do të luftojnë për trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend.
CANA: Mediat franceze, së cilave u referohet calciofrance.com, bënë të ditura se Roma është e interesuar shumë fort për të siguruar shërbimet shqiptarit Lorik Cana (24 vjeç), kapiten i Olimpikut të Marsejës. Mesfushori, titullar i padiskutueshëm i ekipit kombëtar shqiptar, ndiqet edhe nga Evertoni në Angli, që ofroi sipas mediave britanike 5 milionë stërlina (rreth 10 milion dollarë
E Hene, 29 Dhjetor 2008