E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton Kapllani, humbet Berisha

TuS Koblenz arriti një fitore bindëse 2-0 në transfertën me Rot Ëeiss Ahlen, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të Bundesligës 2 gjermane, duke marrë tri pikë të çmuara në luftën për mbijetësë në këtë kompeticion, tashmë në vend të parafundit. Vetëm sulmuesi Edmond Kapllani është aktivizuar në këtë takim (u ndëshkua me karton të verdhë), ndërkohë që Ervin Skela dhe Shqipran Skeraj qëndruan gjatë kohës në stol.

Besart Berisha vazhdoi ritualin e tij të aktivizimeve me pikatore në humbjen 2-1 të Arminia Bielefeld në transfertë me Alemania Aahlen. Sulmuesi kosovar hyri në lojë në minutën e 83-të (zëvendësoi Katongo), kur rezultati ishte vendosur qysh në pjesën e parë.

Hannover 96 i Altin Lalës do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Eintracht Frankfurt, ku objektivi i vetëm janë tri pikët, ashtu siç u përmbush edhe misioni “anti-Freiburg”. Kapiteni i Shqipërisë u dëmtua lehtë ditën e mërkurë, ndërkohë që një ditë më pas, të enjten, kreu vetëm vrapime të lehta. Gjithsesi, trajneri i tij, Mirko Slomka, thotë për ndr.de: “Është bërë më mirë. Ne shpresojmë, që Altin të jetë gati për ekipin”


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 12 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›