Ancelotti: “Milan mund të fitojë titullin”

“Milan që pashë kundër Manchester United ishte me të vërtetë i shëmtuar, por kuqezinjtë mund të fitojnë titullin”. Ky është mendimi i Carlo Ancelotti. “4-0 ndaj Milan ishte i hidhur, veçanërisht për një milanist si unë, - pohoi ish-trajneri kuqezi, - gjithsesi mund të ndodhë në një mbrëmje të vetme”. Jashtë Champions League, për Ancelotti Milan tani mund të ngushëllohet me “scudetton”. “Milan mund ta bëjë dhe tani mund të përqendrohet totalisht në kampionat”, - përfundon Ancelotti.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 12 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili