E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fiton United, rekord i McTominay në Premier: dy gola në tre minuta

Ditë rekordesh për Serinë A dhe më gjerë. Pas atij të Rafael Leao, i cili sot shënoi pas 6.76 sekondash, duke arritur kështu golin më të shpejtë në historinë e Serie A dhe kampionatet e mëdha europiane, vjen Scott McTominay: mesfushori i Manchester United që shënoi dopietë në sfidën e fituar kundër Leeds në tre minutat e para.  Goli i pare, pas 1 minutë e gjashtë sekonda, i dyti pas dy minutash e 49 sekondash. Është një rekord në historinë e Premier League, por jo një absolute, pasi në vitin 2012 David Zurutuza bëri më mirë.

Përsa i përket sfidës, Manchester United arriti të marrë një fitore 6-2 përballë Leeds. Dy golat e McTominay në pjesën e parë u shoqëruan dhe nga Fernandes 20’ dhe Lindelof 37’, ndërsa për miqtë shënoi Cooper 41’.

Në pjesën e dytë, James 66’ dhe Fernandes 70’ me 11-metërsh kompletuan listën e golashënuesve të United në këtë sfidë, ndërsa Dallas 73’ ngushëlloi Leeds në këtë humbje të thellë. Me këtë fitore United fluturon në vend të tretë në kuotën e 26 pikëve, ndërsa Leeds mbetet në vend të 14 në kuotën e 17 pikëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›