Vardy godet Tottenham, Leicester ngjitet në vend të dytë

Jamie Vardy shënon, Leicester City ngjitet në vendin e dytë në tabelën e Premier League me një fitore të vështirë 2-0 ndaj rivalëve të Tottenham.
Sulmuesi I Leicester shënoi golin e tij të 11-të në këtë sezon, pasi ekzekutoi saktësisht një 11-metërsh në fundin e pjesës së parë.
Tottenham ofroi shumë pak si një forcë sulmuese në atë që ishte një sfidë e hapur deri në penalltinë e Vardy dhe patën fatin të mos humbnin me më shumë gola të pësuar në fund.
James Maddison arriti të realizojë një tjetër gol për Leicester, por që u anulluar nga VAR për një pozicion jashtë loje para se Toby Alderëeireld të devijonte goditjen e Vardy në portën e tij, duke fundosur shpresat e formacionit të Mourinho për të marrë një rezultat pozitiv në këtë sfidë.
Me këtë fitore, “Dhelprat” e vendosin veten në vendin e dytë, katër pikë pas Liverpool të vendit të parë. Tottenham tani është dy pikë pas tyre dhe zbret në vendin e katërt.