Fiton Vorskla, humbet KrivbasiTre kosovarët e Kombëtares shqitpare te Vorskla, Dallku, Curri dhe Januzi e nisën nga minuta e parë takimin. Te Krivbasi, Isli Hidi ishte në portë, Bylykbashi e Bulku luajtën minuta të plota, ndërkohë që Agolli qën

Vorskla Poltava arriti një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mundur 3-1 M.Zakarpatjen. Tre kosovarët e Kombëtares shqitpare, Dallku, Curri dhe Januzi e nisën nga minuta e parë takimin, ndërkohë që sulmuesi Januzi u zëvendësuar në mintuën e 56-të. Golat për Vorsklën u shënuan nga Markoski (17’ dhe 51’) e Despotosvki (35’). Golin e nderit për Zakarpatjan e realizoi Shendrik (68’)
HUMBET KRIVBASI
Krivbasi humbi 2-1 në transfertën me Metalurg Zaporezhje, pavarësisht se “ekipi i katër shqiptarëve” realizoi i pari më anë të Shturko (27’). Tejku (66’) dhe Karskov (73’) bënë të pavlefshëm golin e Krivbasit. Isli Hidi ishte në portë, Bylykbashi e Bulku luajtën minuta të plota, ndërkohë që Agolli qëndroi në bankinë. Kjo ishte humbja e dytë e Krivbasit pas asaj kundër Shahktar Dontesk (3-0).
E Diele, 26 Korrik 2009