Roma i vë ultimatum Cruzit

"La Gazzetta Dello Sport" shkruan se Roma ka caktuar ditën e enjte si afatin e fundit sulmuesit argjentinas Julio Cruz për të nënshkruar me ekipin. Ish-lojtari i Interit kërkohet nga shumë skuadra, duke veçuar interesimin e Lazios, Napolit, Romës dhe Panathinaikosit.
Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, i ka ofruar argjentinasit një ofertë njëvjeçare me pagë vjetore prej dy milionë eurosh dhe me mundësinë për ta vazhduar kontratën edhe një vit.
Cruz dëshiron të sigurojë një ofertë dyvjeçare, por kryeqytetasit i kanë vënë ultimatum që të vendosë deri të enjten.