E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitore bindëse e Drenicës

Drenica ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3:0 ndaj Kosovës së Vushtrrisë, në ndeshjen që e hapi xhiron e 13-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Premton Muji ishte kreator i fitores së drenicasve, pasi shënoi dygolësh.

Kuqezinjtë e realizuan golin e parë në minutën e 22-të, me realizator sulmuesin Muji, i cili mori një top nga Bajraktari. Pikërisht asistuesi i golit të parë, Besim Bajraktari, e shënoi golin e dytë të vendësve në minutën e 68-të, pasi u shërbyer mirë nga Hajdari.

Ndërkaq, rezultatin përfundimtar e vulosi Muji në minutën e 80-të, pasi e mposhti me kokë portierin mysafir Sadiku. Në përgjithësi, drenicasit dominuan në fushë dhe krijuan raste të shumta, gjë të cilën ia pamundësuan kundërshtarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›