E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqi, si një minë shpërthyese

Shefki Kuqi ia ka dhuruar një fitore të rëndësishme skuadrës së tij Tus Koblenz, në udhëtimin ndaj Greuther Furth.

Sulmuesi kosovar, i cili luajti 87 minuta (ia lëshoi vendin Ndjeng), realizoi të dyja golat (3 e 45), në fitoren 2:1. Pas kësaj, nuk ka mundur të heshtë trajneri i Koblenz, Uwe Rapolder.

Ai është sikur një minë shpërthyer. Kuqi është një punëtor i vërtet, theksoi trajneri gjerman. Në ndeshjen e zhvilluar të premten, 90 minuta luajtën edhe shqiptarët tjerë, mesfushori Ervin Skela dhe mbrojtësi i djathtë Shqipëron Skeraj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›