E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitore e dyshimtë e Juventusit

Catania nuk ka arritur të ndalë Juventusin në Sicili, pasi Bianconerët në një sfidë që u ndikua nga gjyqtarët arriti të shënojë fitore minimale me rezultat 1-0.

Pjesa e parë ishte jashtëzakonisht kontraverse. Catania tentoi të realizonte, por Juventusi kishte dominimin e lehtë në fushë.

Pas gjysmë ore lojë, Catania arrin pranë golit, madje edhe realizon në përputhje me të gjitha normat, por gjyqtari anësor dhe gjyqtari prapa golit nuk miratuan vendimin e gjyqtarit kryesor, duke konkluduar se ishte pozicion jashtë loje, që në fakt nuk kishte lidhje me ofsajd.

Pas këtij goli të anuluar pa të drejt për vendasit, ndeshja vazhdoi e përcjellur me tensione.

Edhe në pjesën e dytë protagonistët ishin gjyqtarët. Pas një pasimi në zonë, Arturo Vidal pranoi topin nga një pozicion i pastër jashtë loje, që nuk u referua nga gjyqtarët dhe kështu Juventusi kaloi në epërsi (57’).

Catania mbetet pa një lojtar dhjetë minuta pas golit dhe ndeshja mbaroi me këtë rezultat.

Me këtë fitore Juventusi mban kreun me 25 pikë, duke qëndruar fuqishëm në maje para derbit ndaj Interit që zhvillohet fundjavën e ardhshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›