E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Unë jam Shaqiri, e jo Ribery”

Ylli kosovar i Bayern Munich, Xherdan Shaqiri, tashmë është një nga futbollistët që ka “pushtuar” ‘Alianz Arenan’. Mesfushori kosovar pritet që të zëvendësoi francezin Frenk Riberyn në sfidën ndaj Bayer Leverkusenit.

Reprezentuesi kosovar i Zvicrës, pranon se Ribery është një model për të, por ai thotë se nuk i pëlqen krahasimi me Riberyn. “Në fushë, unë mund të mësojë shumë nga Ribery. Me pëlqen shumë. Por në përgjithësi nuk me pëlqen të krahasojë veten me të tjerët. Unë jam vetja, e jo Ribery apo dikush tjetër”, ka thënë Shaqiri për “Bild”.

“Unë mendoj se deri tani, Bayern Munich është shumë i kënaqur me shfaqjet e mia. Trajneri Jupp Heynckes nuk mund të shikojë të kaluarën time. Kjo është arsyeja që ai me dha kaq shumë hapësirë në lojë”, tha ai.

20 vjeçari i lindur në Gjilan, thotë se është i kënaqur me rezultatet dhe lojën e skuadrës së tij në këtë kampionat. Ai thotë se Bayern mund ta rris edhe më shumë diferencën në raport me dy skuadrat që e ndjekin, Schalke 04 dhe Borussia Dortmund.

“Ne mund të rrisim diferencën në 12 pikë ndaj Dortmundit. Mua më pëlqen që Dortmund të na shikon neve nga poshtë, por ka edhe shumë ndeshje të mbetura dhe 12 pikë nuk janë të mjaftueshme për kampionat”, ka theksuar Shaqiri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›