E Diel, 1 Nëntor 2026

Fitoret e fundit të Shqipërisë, kuqezinjtë rifitojnë terren në FIFA, Kosova bën hapin e madh

Dy fitoret e fundit të Shqipërisë, ajo në miqësoren ndaj Gjibraltarit, dhe ajo e një nate më parë përballë Letonisë e vlefshme për kulifikueset e Kupës së Botës, u kanë dhënë një “dorë” kuqezinjve për tu ngritur një shkallë në klasifikimin e renditjes së FIFA-s.

Kuqezinjtë janë ngjitur në vendin e 67-të pas fitores së mbrëmshme, duke ndalur trendin negativ të muajve të fundit, atë të humbjes së klasifikimit.

Ndërkohë, ajo që bie në sy për renditjen e re të FIFA-s pas ndeshjeve të shtatorit, është pozicioni i ri i përfaqësueses së Kosovës, që ka vendosur rekordin e radhës në ngjitjen e saj graduale të viteve të fundit.

Falë suksesit me Suedinë, tashmë Kosova mban vendin e 91-të në FIFA dhe po i afrohet pak nga pak skuadrave më me emër në kontinent, ndërsa e ndajnë vetëm 24 pozicione nga Shqipëria në këtë klasifikim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›