E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Fier, plagosen dy të moshuar

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën “Ramiz Aranitasi”, në Fier.

Një automjet ka përplasur dy të moshuar teksa po kalonin në vijat e bardha. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›