E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitorja e Hollande / INTERVISTË

Në këtë intervistë për gazetën Shekulli, gazetari i njohur Genc Burimi, i cili jeton në Paris, analizon atë që po ndodh në Francë dhe ndryshimet konkrete të pritshme pas fitores së Hollande. Dy liderët tane, mazhorance e opozite, te mos vonojne (biles duhet te kishin levizur qe ne fushate)  te çojne emisaret e tyre prane ekipit te Hollande ne ngarkim me politiken e jashtme (Fabius ose Moskovici) per ta testuar ate ne lidhje me Shqiperine ne tri pika: Situate e brendshme, Integrim, Kosove e Ballkan, – tha z.Burimi

Z.Burimi çfarë po ndodh në Francë aktualisht?

Si ne cdo vend ne raste te tilla, ka nje France qe gezon, nje France qe « qan » dhe nje France qe kerkon te gjeje polemika. Franca qe gezon per fitoren e Fransua Hollande eshte natyrisht ajo e popullit te majte. Ajo e konsideron kete fitore si historike dhe si vendimare. Historike sepse qe prej luftes se dyte boterore, eshte hera e dyte qe Franca zgjedh nje president te majte.

31 vjet pas fitores se Fransua Miterrandit, vjen ne pushtet « nxenesi » i tij, Fransois Hollande. Ky biles perpiqet shume te imitoje ne gjeste e shprehje te parin. Kjo fitore eshte vendimtare po ashtu, pasi ajo i jep fund sipas te majteve presidences katastrofike te Nikola Sarkozise qe jo vetem varferoi Francen por dhe e poshteroi ate.

Te djathtet « qajne » te tyrin qe iku me dinjitet ; Sarkozy mbajti nje fjalim lamtumire ne forme testamenti ; « qendroni te bashkuar » i tha ai jo vetem te djathtes por te gjithe francezeve ; « ne jemi demokraci, dhe ne demokraci fitorja e kunderstarit duhet njohur menjehere prandaj gjeja e pare qe bera, morra ne telefon kundershtarin tim per ta uruar per fitoren dhe per ti uruar fat ne detyre ne te mire te frances sone te perbashket » tha pak a shume Sarkozi. Dhe shqiptaret duhet ti meditojne keto fjale per me teper qe Sarkozi i uroi fitoren rivalit vetem nje ore pas mbylljes se kutive te votimit pa dale ende rezulteti zyrtar.

Se fundi, ka tani dhe nje France qe kerkon polemike. Pse ne fitoren e te majtes, ne sheshin e Bastijes ku ndodhi revolucioni francez i 1789, u pane flamuj te kuq e flamuj te huaj (kryesisht algjeriane)? Per polemikuesit, Sarkzoy kishte te drejte , aleatet e Hollande jane komunistet dhe islamistet ; nje polemike boshe qe kerkon ti evitoje te djathtes dhe nje humbje pas nje muaji ne zgjedhjet legjislative.

Çfarë do të thotë kjo fitore për Francën?

Kjo fitore duhet vene ne perspektive ne shume plane, ne ate ekonomik, social, institucional. Francezet nuk jetojne te shkeputur nga bota dhe e dine qe vendi i tyre ndodhet ne nje krize jo vetem ekonomike por civilizimi, ne nje moment ku qendra e rendeses se planetit po anon gjithnje e me shume nga Azia. Ti kudervihesh kesaj levizje globale qe duket sot fatale, pa kthim mbrapa, duhet nje mobilizim dhe nje strategji ; kete do te thote fitorja e Fransua Hollande, nje mobilizm mbarekombetar (niveli societal), nje strategji e re (taktike e re ekonomike).

Qe ta kuptoni me mire, duhet te kini parasysh se per Sarkozine metoda societale ishte ajo e reformes me çdo kusht qofte dhe duke zemeruar kategori te tera sociale (reforma e pensioneve p.sh.) ; metoda ekonomike ishte ajo e shtrengimeve te vazhdueshme buxhetore, qe Franca te zbuse borxhin e te mos jete pre e spekullanteve ne bursa siç jane Greqia, Spanja , Italia.

Fitorja e F. Hollande çon nje mesazh krejt ndryshe: perpara se ti «perçash » njerezit me reforma te dhimbshme, duhet ti pergatisesh ata qe perpjekja do te jete e njejte per te gjithe ; reformat pra te fillojne nga me te pasurit me parimin qe ai qe fiton me shume , ne nje moment halli kombetar siç eshte sot kriza, kontribuon me shume ; me kete, e majta shpreson te kete me shume mirekuptim me njerezit se çpati Sarkozy.

E së dyti fitorja do te thote nje strategji te re, pasi kur Sarkozy fliste vetem per shtrengime buxhetore qe te ulen borxhet, e majta franceze eshte e e vetmja ne Europe qe po vjen me strategjine e « hapjes se qeses » per te shpenzuar me shume. Ideja eshte qe borxhet nuk shkurtohen vetem duke ulur shpezimet, por dhe duke futur me shume « karburant » ne ekonomi, qe do te sjelle rritje aktiviteti e shtim te ardhurash.

Strategji e rrezikuar, por kjo perben dhe sharmin e demokracise, ku ashtu si ne sport , nuk mund te kete kurre nje taktike te vetme. Ne planin institucional, fitorja e Hollande po ashtu do te thote shume per Francen. Sarkozy misheroi vertikalen e pushtetit ( bente punen e ministrave e te kryeministrit, emeronte gjyqtare, e drejtues te radiotelevizioneve publike, priste e percillte ne pallatin presidencial elefantet e te djathtes per te organizuar punet e partise ne pushtet, mbante ende aksione ne biznese private etj). Hollande eshte per nje rikthim tek vlerat neutrale te presidentit qe duhet te misheroje horizatalisht interesat e mbare francezeve.

Duhet te dini se aktualisht Sarkozi thuhet si i perzier, me te drejte apo te padrejte, ne tre dosje qe jane tre mini-bomba atomike juridike. Ne dosjen e nje allish-verishi shitje armesh midis Frances dhe Pakistanit ne vitet 90. Bakshishet qe dergonte Pakistani financonin kandidaturen per president te Eduard Balladyr, Sarkozy ishte zedhenesi i tij. Nje biznes qe perfundoi me vrasjen per hakmarrje e nje numri inxhinjresh franceze te pafajshem nga qarqe pakistaneze. Familjet e viktimave duan te shohin Sarkozine ne gjyq qe si ish minister financash asaj kohe thuhet se lejoi montazhin e krijimit te nje shoqerie fantazem per kalimin e bakshisheve ne interes te fushates presidencale te mentorit te tij Balladur. Kjo dosje e pare quhet , dosja Karashi. Eksplozive!

Dosja e dyte nuk eshte me pak mediatike, ndonese nuk ka patur humbje jetesh. Ajo lidhet me miliarderen franceze plake te Orealit, znj Bettencourt. Mazhordomi i saj spiunoi (me rregjistrime zeri) gjithshka thuhej ne shtepine e saj. Zbulohet se ajo financonte pergjegjesin e financave te fushates elektorale te Sarkozi, zotin Erik Vërt, minister po ashtu financash nga 2007 deri 2010. Skandal shteteror. Sarkozi pasi mohoi deri ne fund se mekembesi i tij Vërt ishte I implikuar, tani mbroht se ai vete nuk ka asnje lidhje me kete histori.

Dosja e trete dhe me ironikja, dosja Kadafi. Pak dite para zgjdhjeve presidenciale ne France, shtypi boton dokumentin sensacional sesi vete Kadafi i ka dhene nje « çek » prej 50 milione dollaresh Sarkozise qe ai te zgjidhej president me 2007, nga ku dhe lirimi i menjehershem asaj kohe nga burjet libiane te infermiereve bullgare per « hater » te Sarkozise. Sigurisht ky i fundit serish mohon dhe i quan keto akuza si fyerje kombetre. Drejtesia mgjithate ka hapur zyrtarisht hetime mbi dy dosjet e para prej shume kohesh, dhe pritet ta beje dhe per kete me Libine. Fitorja e Hollandit do te thote se nuk do te kete me presion mbi drejtesine qe ajo te beje punen e saj. Vete Hollande shkon me tej; eshte i pari president i historise se frances qe pranon (duke pare cka ndodhur me Sarkozine) qe te heqe dore nga imuniteti presidencial per çdo akuze vepre penale qe ai mund te dyshohet te kete kryer para se te behej president. Kete ai e ka quajtur moralizim te domosdoshem te jetes politike franceze pas parantezes Sarkozy. Ja pra ndryshimet pritshmeme fitoren e Hollande.

Cili eshte kalendari i venies ne zbatim te programit te presidentit te ri ?

Me kete pyetje ju prekni ne aspektin me konfuz te zgjdhjeve franceze. Cka u tha me siper shumezohet me zero nese Partia Socialiste e Holland-it dhe aleatet e saj nuk fitojne zgjedhjet legjislative te qershorit. Duhet kuptuar qe ne sistemin francez, zgjedhja presidenciale eshte vetem pjesa e pare e ndeshjes. « Pushimi » i ndeshjes zgjat nje muaj dhe me pas fillon pjesa e dyte me zgjedhjet legjislative. Sot kemi vetem nje president te ri por pa parlament.

Nese koalicioni i tij hyn mazhoritar ne parlament ne qershor,asnje problem, i gjithe programi i Hollande do te realizohet , nje pjese e madhe e te cilit qe ne 100 dit

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›