E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitorja e madhe e 23 qershoritPartia Socialiste ndez sot Vlorën

VLORË - Nuk kanë të mbaruar festat e Partisë Socialiste pas fitores së madhe të 23 qershorit. Pas festës që e majta bëri në kryeqytet, tashmë radhën e ka Qarku i Vlorës, ku sot pritet që në sheshin kryesor të këtij qyteti “Sheshi Pavarësisë” Partia Socialiste të organizojë një takim festiv me socialistët. Në këtë festim do të jetë dhe kreu i PS, njëherësh deputet i zgjedhur në Vlorë i shoqëruar njëkohësisht me të gjithë deputetët që fituan në zgjedhjet e 23 qershorit.

Ka ditë që strukturat e PS në Vlorë po përgatiten që aktivitetei festiv që do të mbahet sot, të dalë me rezultat të mirë. Do të jenë të ftuar këngëtarë të rrymave të ndryshme muzikore, ku nuk do të mungojnë këngët tradicionale të Vlorës, këngët labe. Në podium pritet që të flasin kryebashkiaku i vlorës, deputetët si dhe falenderimin më të madh që do ta bëjë lideri i së majtëve.

Në këto zgjedhje e majta në Qarkun e Vlorës mori plotë 6 mandate deputetësh. Janë pikërisht Edi Rama, Valentina Leskaj, Koço Kokëdhima, Luiza Xhuvani, Fatmir Toçi si dhe Andrea Marto. Në këtë qark e majta arriti që të fitojë më shumë mandate sesa nga zgjedhjet e vitit 2009.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›