E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitou: Dalja nga kriza, vetëm me dialog

“E vetmja mundësi për daljen nga kriza për veriun e Kosovës është dialogu i të gjitha partive politike në veri, qeverive të Kosovës e Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare”.

Ishte ky mesazhi i dhënë ditën e sotme nga Ambasadori i Francës në Prishtinë, Jean Francois Fitou, në lidhje me dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Para se të propozohet ndonjë ide, të gjitha palët do të duhet të ulen dhe të studiojnë mirë Planin e Ahtisarit dhe të shohin se çfarë mund të nxirret nga ai. Në vend që të merremi me atë që është reale dhe e mundshme, ne humbim kohë me disa ide pa lidhje, ka thënë Fitou.

Duke folur për dialogun mes palëve, Fitou vlerëson se rezultatet tashmë kanë filluar, vetëm se marrëveshjet duhen zbatuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›