Aksident në Bulqizë, vdes 44-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar pak minuta më parë në Fushë-Bulqizë.
Sipas burimeve të uniformave blu, mësohet se në këtë aksident tragjik është përfshirë një motorçikletë e cila është përplasur nga një kamion.
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i motorçikletës, 44- vjeçari Bashkim Snalla, me profesion minator.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur shoqërimin e drejtuesit të kamionit si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.