Fitou i përgjigjet Thaçit: Ju kryeni detyrat e juaja
Ndërsa për sa i përket planit për veriun, Fitou ka thënë se nuk pret plan të mrekullueshëm nga Qeveria e Kosovës për atë pjesë dhe se Serbia mund të ndihmojë por nuk duhet të ketë rol, pasi është Qeveria e Kosovës që duhet të fillojë dialogun me banorët e asaj pjese të Kosovës.
Ambasadori francez ka thënë se Kosova nuk i ka përmbushur të gjitha obligimet, dhe kjo, sipas tij, nuk është kritikë por realitet.
"Thaçi ka të drejtë në kërkesat e tij sepse BE-ja duhet të jetë e koncentruar në Kosovën dhe të punojë me Kosovën, në mënyrë që të ecim në një ardhmëri më të sigurt. Rezultat nuk vijnë shpejtë si i dëshirojmë apo si i presim dhe është e vërtetë se ekziston një mosdurim. Detyra kryesore, e ne diplomatëve që jemi në Kosovë është ta kuptojmë këtë kërkesë së Thaçit dhe ta përkthejmë këtë për shtetet tona dhe për BE-në në mënyrë që kjo e fundit të angazhohet për Kosovën", ka thënë Fitu. (Kosovapress)