Vetëhelmimet në Fier, mjekët alarm SOS: Numri i lartë

Shtohet numri i vetehelmimeve në qarkun e Fierit. Alarmi ka ardhur nga mjekët e spitalit rajonal në Fier, të cilët thonë se numri i personave të vetëhelmuar është më i lartë, në krahasim me vitin e shkuar. Ai thotë se pjesa dërmuese që trajtohen në spital janë të helmuar me fostoksinë, por edhe me lëndë të tjera toksike, që përdoren kryesisht në bujqësi.
Mjeket thonë se në shumë raste, pavarësisht ndërhyrjeve në spital, pacinetët nuk arrijnë të mbijetojnë për shkak të sasisë së lartë të helmit që marrin, ose për shkak se arrijnë në spital me vonesë.
Mjekët i bëjnë apel Prefekturës apo organeve të tjera përkatëse që të marrin masa të rrepta për mënyrën se si tregtohen medikamentet bujqësore ne rang qarku.