E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fituesi i programit American Idol hedh ne treg albumin e tij te pare

Programi televiziv American Idol ka terhequr miliona shikues gjate dekades se fundit dhe ka ndihmuar per nisjen e karrieres se shume kengetareve te njohur tashme si Kelly Clarkson Carrie Underwood Adam Lambert dhe Chris Daughtry. Edhe fituesi i edicionit te fundit te ketij programi- Scotty McCreery- po perpiqet qe te ece ne gjurmet e ketyre artisteve mbas suksesit qe pasoi daljen ne treg te albumit te tij te pare.

Ky vit ka qene marramendes per Skoti Mekkririn. Ai ka pasur nje kalendar artistik te ngjeshur dhe  ka bere te pamunduren per ta realizuar krejtesisht ate...

Ka qene nje pervoje e mrekullueshme qe nga nata finale e programit American Idol kam qene ne levizje tani jam ne Uashington.

Skoti as qe e kishte menduar se gjerat do te merrnin kete drejtim kur u nis nga qyteti i tij Garner i Karolines se Veriut per te marre pjese ne konkurrim ne Los Anxhelos per programin televiziv American Idol.

As ne endrrat me te pamundura nuk e imagjinoja nje gje te tille. Kur u ktheva ne shtepi ne Karoline e Veriut vitin e kaluar producente nisen te me conin neper konkurse te ndryshme. Nuk po e besoja qe po ndodhte dhe qe gjithe ky sukses po rritej ne menyre progresive.

Skoti Mekkriri ka nje ze karakteristik te muzikes kantri i cili ia beri me te veshtire per te fituar programin televiziv  American Idol i prirur drejt muzikes pop.

Ishte e veshtire sidomos ne konkurrimet e para. Ne konkurrimin tim te pare nje prej prodecenteve te programit me tha Ky nuk eshte konkurs per muziken kantri. Dhe une i thashe e di por me jepni vetem nje mundesi te kendoj... Ajo me dha mundesine. Kur u krijuan grupet gjithashtu nuk isha shume i preferuar pasi te gjithe kengetaret e tjere ishin te rrymave pop dhe RampB.

Skoti thote se albumi i tij i pareClear as Day permban bashkepunime me disa prej artisteve me te mire te muzikes kantri.

Ne kete album une nuk krijova vete ndonnje kenge. Ne e kemi punuar kete album bazuar tek krijimtaria e kengetareve te njohur te muzikes kantri. Shpresoj qe gjate ketij viti te jetoj edhe me shume ne Nashville te shohe komunitetin e te kem nje pervoj jete atje. Jam ende i ri dhe kam ende shume per te pare e per te mesuar e ndoshta duke patur kete pervoje mund te shkruaj edhe une kenge te mira.

CD e albumit te tij u rendit e para ne klasifikimet muzikore ne javen e pare qe doli ne treg duke e bere Skotin kengetarin me te ri ne historine e klasifikimit Billboard 200 qe renditet i pari me albumin e tij te pare. Ky album u rendit i pari ne 5 klasifikime te ndryshme muzikore Billboard duke vertetuar se Skoti Mekkrirri eshte vertete nje idhull amerikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›