E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sonda Curiosity pritet te nise sot udhetimin per ne Mars

Agjencia amerikane e hapesires po pergatitet te leshoje sonden me te re ne palnetin Mars sot ne nje mision dy vjetor per te gjetur vendet se ku mund te kete patur jete ne planetin e kuq.

Laboratori Shkencor Marsian i NASA-s me nje kosto prej 2.5 miliarde dollaresh  me emrin Curiosity eshte planifikuar te leshohet nga Kejp Kanaverell i Florides nga nje rakete robotike. Me madhesine e nje automobili sonda ka 17 kamera nje krah robotik nje lazer dhe nje instrument cpimi per te depertuar ne formacionet shkembore te planetit.

Sonda pritet te mberrije ne Mars ne muajin gusht. Vendi i paracaktuar i zbritjes eshte nje krater 150 kilometra i gjere i quajtur Gejll i emertuar per nder te astronautit australian Uollter Gejll.

Shikoni sonden Curiosity http//www.voanews.com/english/news/photo-galleries/134507148.html

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›