Fituesi,KQZ: Tre orë për shqyrtimin e materialit
UPDATE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur te lere ne dispozicion te anetareve 3 ore kohe per shqyrtimin e materialit permbledhes per tabelat e rezultateve per Tiranen.
Me votat e shumices ne KQZ eshte vendosur qe mbledhja e radhes te mbahet ne oren 17.00, ku do te vijohet me miratimin e tabeles permbledhese per njesine bashkiake numer 5, per te vijuar me tej me shpalljen e kandidatit fitues per bashkine e Tiranes.
Debatet
Mbledhja ka nisur me debate mes perfaqesuesve te majte e te djathte per miratimin e materialit te hartuar per tabelat e rezultateve te qendrave perkatese.
Perfaqesuesit e PS-se ne komision kane kerkuar kohe te mjaftueshme per shqyrtimin e materialit, minimalisht 24 ore. Deshira Subashi ka deklaruar se nje ore nuk mjafton as per te lexuar materalin prej 60 faqesh, e jo me ta marresh ne analize e ta shqyrtosh.
Nderkohe qe per anetaret e djathte, gjithcka ne material eshte tashme e njohur prej te gjitheve, pasi eshte gjithcka eshte diskuatuar dhe vendosur gjate diteve te numerimit te fleteve te konstatuara.
Ju keni tjetër qëllim tjetër jo vetëm për të shqyrtuar aktin por doni të prishni procesin, ta shtyni pafundimisht dhe të degradoni procesin tha Ristani.
Shtyrja e radhes
Pas shtyrjes me dy ore qe njoftonte nisjen e mbledhjes parashikuar per ne 10.00, ne oren 12.00, nje tjeter shtyrje eshte njoftuar ne mesdite. Mbledhja ka nisur keshtu rreth ores 13.30.
Pas mbylljes se numerimit ne 122 kutive ne Tirane, kandidati demokrat Lulzim Basha ka rezultuar me 80 vota me shume se rivali socialist Edi Rama.
Nga hapja e kutive me fletet e kontestuara hedhur ne kutine e gabuar, Basha ka marre 172 vota, Rama 82 vota dhe 3 vota Hysni Milloshi.
Kreu i KQZ-se, Arben Ristani ka bere me dije se sot me te filluar mbledhje do te miratohet ne parim vendimi qe eshte gati dhe me pas do te kalohet ne miratimin e tabeles se njesise bashkiake numer 5. Gjate pasdites pritet te vijohet me tabelen e rezultateve per gjithe Tiranen.
Mbledhja e se dieles
Kryetari Ristani shpjegoi edhe njëherë se KQZ gjatë kësaj kohe ka marrë kompetencat e KZAZ-së, me qëllim për të vazhduar numërimin aty ku nuk ka përfunduar numërimi dhe për të ndryshuar tabelat e rezultatit. Ai tha se KQZ ka qenë korrekt edhe me rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Ndërkohë nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi kërkoi një përgjigjë nga kryetari Ristani për kërkesën e depozituar nga ajo për shqyrtimin e tabelës përmbledhëse të KZAZ-së 49, ndërsa mori si përgjigje nga Ristani se sapo të mbaroje numërimi do të mbyllet dhe tabela.
Përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjonçaj hodhi poshtë disa pretendime të kreut të KQZ-së, Ristani se kjo procedurë numërimi është ndjekur dhe në proceset zgjedhore te kaluara.
Gjonçaj tha se KQZ snjëherë nuk e ka bërë këtë, në këtë fazë procesi.
Basha mban avantazhin
Nga numerimi i fleteve te kontestuara, nga 114 kuti votimi, Lulzim Basha ka arritur të sigurojë 170 vota kundrejt 79 për Edi Ramën.