E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Basha fitues, Tirana u kthye blu pas 11 vitesh

Kryeministri Berisha ka deklaruar se kandidati i “aleancës për qytetarin” Lulzim Basha është fituesi i garës për Tiranën.

Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, e para kjo që zhvillimi i zgjedhjeve të 8 majit, kryeministri Berisha theksoi se pas 11 vitesh Tirana kthehet në blu dhe kjo sipas tij është një arritje historike.

“Sot Lulzim Basha i cili zhvilloi një fushatë, një simfoni të vërtetë është 78 vota para dhe është fitues me rezultatin e tanishëm. Qytetarët votuan Lulzim Bashën më shumë se çdo kandidat tjetër. Fitorja është e ngushtë dhe në datën 14 maj rezultoi se Rama ishte 10 vota para dhe asnjë nuk e mohoi këtë por ne kemi të gjtiha dokumentat që në zonën 8 komisioneri i PS-së ia doli që të mos vendosë vulën në 10 vota, po në këtë zonë kzaz nuk pranoi të përfshijë në tabela 46 vota” theksoi Berisha.

Gjithashtu kryeministri Berisha i cilësoi deklaratat e opozitës për revolta popullore si santazhe të cilat sipas tij janë janë thjesht klithma dëshpërimi i atyre që kanë humbur arsyen.

“Ky rezultat i ngushtë është një sfidë dhe një provë për demokracinë, por u them atyre që kërcënojnë se demokracia e këtij vendi është shumë herë më e fortë se sistemet që i kanë përkuluar ata, dhe se një sistem demokratik nuk mund të mposhtet nga aventurierë” shtoi Berisha.

Më tej kryeministri Berisha ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama se është përpjekur të dezinformojë publikun duke sqaruar edhe deklaratat e opozitës se KQZ-ja po funksionon si KZAZ.
 

“Rama bëri gjithçka që të dezinformojë shqiptarët. Në ligjin e ri elektoral i miratuar me konsesus të plotë dhe me kërkesë të PS-së KZAZ për Tiranën është parashikuar KQZ-ja theksoi Berisha duke shtuar se Komisioni Qëndror iZgjedhjeve ka bërë vetëm detyrën e tij ligjore për të numëruar votat e shqiptarëve.
 

Kryeministri Berisha gjithashtu vlerësoi koalicionin duke thënë se pa këtë koalicion nuk do të arriheshin këto rezultate. “Kemi marrë shtatë nga 11 minibashki të Tiranës dhe kjo është një arritje e madhe dhe një besim i qytetarëve për këtë koalicion”, theksoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›