Fiumicino, 24 orë pa fluturime
Një grevë 24-orëshe e pilotëve
dhe pjesëtarëve të tjerë të ekuipazhit
të linjës kombëtare italiane
të fluturimit "Alitalia", ka shkaktuar
një çrregullim të madh në aeroportin
më të madh të Romës. Rreth
1000 fluturime, që ishin parashikuar
të realizoheshin nga Fiumicino,
janë anuluar, duke lënë mijëra
udhëtarë të inatosur e të revoltuar
për një situatë të tillë. Nëpunësit e
"Alitalia"-s nuk janë dakord me
shitjen e kompanisë që është me
humbje te një grup industrialistësh
italianë. Muajt e fundit kanë qenë
të vështirë për kompaninë, që ka
shqyrtuar një sërë mundësi
shitjesh. Ata që pretendojnë ta marrin
"Alitalia"-n kanë deklaruar se
kontratat e punës së të gjithëve do
të rishqyrtohen edhe njëherë, çka
do të thotë se shumë vende pune
mund të mos jenë më të sigurta.
dhe pjesëtarëve të tjerë të ekuipazhit
të linjës kombëtare italiane
të fluturimit "Alitalia", ka shkaktuar
një çrregullim të madh në aeroportin
më të madh të Romës. Rreth
1000 fluturime, që ishin parashikuar
të realizoheshin nga Fiumicino,
janë anuluar, duke lënë mijëra
udhëtarë të inatosur e të revoltuar
për një situatë të tillë. Nëpunësit e
"Alitalia"-s nuk janë dakord me
shitjen e kompanisë që është me
humbje te një grup industrialistësh
italianë. Muajt e fundit kanë qenë
të vështirë për kompaninë, që ka
shqyrtuar një sërë mundësi
shitjesh. Ata që pretendojnë ta marrin
"Alitalia"-n kanë deklaruar se
kontratat e punës së të gjithëve do
të rishqyrtohen edhe njëherë, çka
do të thotë se shumë vende pune
mund të mos jenë më të sigurta.