Ari Han deklaron mes miqve se kombetarja fryhet artificialisht
Ne darken e shtruar ne hotel “Sheraton” trajneri i kombetares sone, Ari Han akuzon ne pergjithesi mediat vendase, se nuk ndikojne pozitivisht ne lojen dhe rezultatet e kombetares. Sipas perfaqesuesve te pranishem ne darken qe shtroi FSHF-ja, per te nderuar presidentin e UEFA-s Platini, holandezi ne bisede me ta eshte shprehur i pakenaqur nga perkufizimet qe i bejne mediat, ecurise se ekipit kombetar: “Nuk e kane fare te qarte peshen qe ka kombetarja shqiptare karshi ekipeve te tjera,” – eshte shprehur nder te tjera, Ari Han. - “Duhet bere dallimi mes suksesit dhe deshtimit, nepermjet rezultateve konkrete, qe te trajtohen vec njera dhe vec tjetra. Per shembull Krujfi nuk mund te ngaterrohet lehte ne Holande me lojtare te tjere holandeze, qe kane luajtur para dhe pas tij, ne te gjithe historine. Mediat e kane te qarte emrin e Krujfit dhe e njohin mire futbollin qe luajti Holanda ne ate kohe, madje e perdorin si shembull per te bere krahasime me ndeshje te dobeta. Trajneri holandez, ish- futbollist i madh ne kohen e Johan Krujfit, ka mbetur i zhgenjyer ne kete aspekt, me realitetin ne Shqiperi: “Mediat ne Shqiperi duhet te mesojne me pare se c’eshte objektivi, si arrihet dhe se cila eshte ecuria e ekipit ne cdo ndeshje, ne varesi te kundershtareve.” Sipas Han, pas ndeshjeve te kombetares, mediat ndonjehere shkojne deri aty sa kritikojne anet pozitive dhe nuk permenden asgje nga te metat qe mund te kete shfaqur ekipi. “Ne rast se cilesojme sukses dhe jo detyre nje fitore ndaj Maltes dhe e fryjme ekipin para nje ndeshje te rendesishme si ajo me Hungarine, mendoj se mediat shqiptare nuk bejne punen e duhur,” – ka theksuar ai. Me tej holandezi eshte shprehur se vetem ne rast te ndonje rezultat pozitiv ne Hungari mund te diskutohej kualifikimi ne finalet e nje boterori. Por, me nje fitore te vetme ndaj Maltes, ekipi ka shume pune per te bere qe te arrije objektivin: ne fund te eliminatoreve te lere pas Hungarine, ” – thekson trajneri holandez, Ari Han. Mund te ishte pershkruar ne cfare do forme, humbja qe pesoi Shqiperia ne Hungari, por Han ka vene ne dukje se fitorja e hungarezeve ndaj ekipit tone nuk eshte cilesuar sukses dhe as eshte bere jehone ne Hungari. Trajneri i ekipit tone kombetar, Ari Han ishte i pranishem edhe ne Asamblene e Pergjithshme te FSHF-se. Holandezi mberriti ne kryeqytet dy dite me pare, ku ndoqi edhe ndeshjen Dinamo-Flamurtari.
Entuziazmi
Pas barazimit me Suedine dhe fitores se arritur ndaj Maltes, ne dy ndeshjet e para eliminatore, ka pasur efekte negative sipas trajnerit holandez: “Jam perpjekur te ul entuziazmin e lojtareve ne Hungarine, por e pata te veshtire, sepse ka fryrje jo reale.”
Entuziazmi
Pas barazimit me Suedine dhe fitores se arritur ndaj Maltes, ne dy ndeshjet e para eliminatore, ka pasur efekte negative sipas trajnerit holandez: “Jam perpjekur te ul entuziazmin e lojtareve ne Hungarine, por e pata te veshtire, sepse ka fryrje jo reale.”