Fizikela: Monza? Presioni do të më ndihmojë
Xhankarlo Fizikela do pilotojë makinën Ferrari në pistën e Fioranos, para se të transferohet në Monza, ku të dielën do të zhvillohet gara për çmimin e madh të Italisë. Ëndrra u realizua. “E nisa karrierën time me Minardin në vitin 1996. Në momentin që e kisha braktisur ëndrrën Ferrari, ja ku vjen ftesa për të qenë pilot i njërës prej makinave në garën e Monzës,”- tha piloti italian për “Sky”.
Ai tashmë e ka realizuar ëndrrën dhe mezi pret të ulet në njëvendëshen e Kokëkuqes, rast që e priste që prej fillimit të karrierës së tij si pilot.
“Falenderoj presidentin Montexemolo që bëri këtë zgjedhje, Stefano Domenikalin dhe drejtuesit e tjerë të skuadrës – shtoi piloti roman për “Sky Sport 24” -. Do të bëj të pamundurën për t’ua shpërblyer. Do të jëm në Monza duke pilotuar për Ferrarin, do të jetë një javë emocionuesë, me shumë presion, por është një presion që do të më bëjë mirë. Të gjithë të afërmit dhe miqtë e mi do të jenë aty për të më mbështetur. Monzën e njoh mirë, pilotoj në të që prej vitit 1992, kur isha në F3.”