Plas te Franca, Domenek drejt lamtumirës
Alarm i kuq. Tashmë situata është e pandreqshme: midis Rajmond Domenek dhe kombëtares franceze është krijuar një humnerë e thellë. Divorci duket shumë afër, sidomos pas barazimit 1-1të shtunën kundër Rumanisë. Një pikë që nuk vlejti për asgjë, përveçse për të rebeluar lojtarët kundër vetë trajnerit.
Tashmë Franca ndodhet në vendin e dytë në grupin 7 me 14 pikë, katër më pak se Serbia që kryeson. Të mërkurën francezët do të udhëtojnë drejt Beogradit. Transalpinët rrezikojnë fazën e play off-it, diçka që Henri me shokë nuk e kishin parashikuar.
Tendosjen e nervave e zbuloi e përditshmja vendase “Le Parizien”, që citon një dialog në dhomat e zhveshjes. Sipas këtij burimi, pakënaqësia shpërtheu të premten pasdite në qendrën stërvitore të Klarenfontenit gjatë grumbullimit për stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes kundër kombëtares së Adrian Mutu.
“Shpresoj t’ju shoh të stërviteni sot më mirë se dje, sepse mbeta me gojën hapur, nuk pashë akënd të japë maksimumin për këtë ndeshje vendimtare,”- mësohet t’u ketë thënë Domenek të tijve.
Pas një heshtjje të plotë, ka folur Henri, kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve për Francën: “Edhe ne kemi diçka për të thënë dhe flas në emër të gjithë grupit – është përgjigjur sulmuesi i Barcelonës -. Edhe ne mbetëm me gojën hapur. Mërzitemi gjatë stërvitjeve tuaja.”
“U bënë 12 vjet që jam në këtë skuadër dhe nuk kam parë kurrë një situatë të tillë. Nuk dimë se si të luajmë, si të sillemi, si të organizohemi. Nuk dimë se çfarë të bëjmë. Nuk kemi një mënyrë loje, një ide të qartë për të ndjekur, një identitet. Jo, kështu nuk shkon,”- vijoi francezi.
Sipas gazetës franceze, tekniku Domenek do të lërë drejtimin e kombëtares transalpine të enjten, të nesërmen e ndeshjes ndaj Serbisë. Zherrard Hulier dhe Alen Bogosian do jenë zëvendësuesit e Rajmond Domenek në krye të përfaqësueses franceze.