Fjala e Berishes ne internacionalen e djathte

Në një njoftim të Këshillit të Ministrave zbardhet fjala e kryeministrit Sali Berisha mbajtur ditën e premte gjatë punimeve të Internacionales Demokrate të Qendrës në kryeqytetin italian, Romë.
Në nisje të fjalës së tij, kryeministri vlerësoi rëndësinë e këtij viti për Shqipërinë. Ai njohu të pranishmit se Shqipëria feston përvjetorin e 100-të si shtet. Pas shumë vuajtjesh e luftrash, vijon Berisha, sot vendi im është i lirë, demokratik dhe anëtar i NATO-s.
Nisur nga protestat dhe dhuna që ka përfshirë një pjesë të madhe të vendeve muslimane, kryeministri Berisha vlerësoi tolerancën fetare në vendin tonë. Ai tha se në gjithë këto vite, në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë incident ndërfetar dhe shtoi se Shqipëria është një shembull i mirë në këtë aspekt.
Para të djathtëve ndërkombëtarë, Berisha u ndal tek kriza ekonomike. Kryeministri tha se qeveritë duhet të përqendrohen tek politikat për të rinjtë, pasi nga kjo krizë sipas tij, kjo shtresë e shoqërisë është më e goditura.
Më tej Berisha u ndal tek arritjet e Shqipërisë pas dy dekadave demokraci. 20 vjet më parë, tha Berisha, Shqipëria ishte një ndër 3 vendet më të varfëra në botë. Sot, shtoi ai, jemi në kategorinë e vendeve me të ardhura mesatare dhe të larta.
Gjatë fjalës së tij kryeminstri nuk la pa përmendur edhe zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Si pjesë e së djathtës ndërkombëtare, Berisha tha se sfida e Partisë Demokratike është marrja e një tjetër mandati qeverisës, për të cilin kryeministri u shpreh optimist. Berisha ftoi të djathtët ndërkombëtarë të dërgojnë vëzhgues në Shqipëri për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Në punimet e internacionales demokrate të qendrës merrnin pjesë personalitete dhe udhëheqës nga vende të ndryshme, si kryeministri spanjoll, ai hungarez, kryeministri grek etj.