Mbyllen hetimet per Viktor Gushin

Prokuroria e Tiranes ka mbyllur hetimet dhe po pergatit dosjen per
gjykim ndaj Viktor Gushit, grabitesit te bankave qe terrorizoi per disa
muaj rresht publikun me vrasjet dhe plagosjet qe bente gjate grabitjeve
te bankave te ndryshme ne Tirane.
Ne fund te hetimeve, Prokuroria ka zyrtarizuar ndaj Gushit plot 14 akuza, kunder me te rendat jane dy raste te grabitjeve me arme me pasoje vdekjen, dy raste te tjera grabitje me arme me pasoje plagosje te rende, si dhe 8 raste te grabitjeve me arme. Viktor Gushi pranoi autorësine per vrasjen e argjendarit Rrapo Sinani ne nentor te vitit te kaluar, vrasjen e punonjeses se bankes 'NBG Bank' ne mars te ketij viti, plagosjen e nje punonjesi te sigurise ne te njejten banke, si dhe plagosjen e nje punonjese te zyrave ku paguhen faturat e energjise elektrike dhe ujit te pijshem.
Gushi u zbulua nga kamerat e sigurtise pasi vrau punonjen e bankes ne tentative per te realizuar vjedhjen e radhes. Ndersa arrestimi u be pasi po synonte te grabiste nje tjeter filial banke prane kryqezimit te '21 Dhjetorit' ne Tirane. Pas arrestimit Viktor Gushi mjaft gjakftohte pranoi krimet, ndersa deklaronte se vrasjet i kishte kryer pasi viktimat e kishin kundershtuar ose nuk i ishin bindur, te realizonte grabitjet.
Pervec krimeve te kryera, menyra se si Viktor Gushi pranoi krimet e kryera ne gjakftohtesi te plote, ishte nje tjeter shok per opinionin publik. Pas nje hetimi gjashte mujor, tanime Viktor Gushi nga Patosi i Fierit do te perballet ne gjykate me krimet qe ka kryer, te cilat ai i ka pranuar te gjitha duke dhene edhe detaje se si i kishte realizuar.