Fjala e Kryeministrit Berisha në seancën e sotme parlamentare per heqjen e imunitetit
“Zoti Fatmir Xhafa ju tha shqiptarëve këtu se, nuk ka qenë imuniteti dhe heqja e tij pjesë e marrëveshjes së nëntorit midis forcave politike. Më duhet t’ju lexoj pikën tetë të planit të veprimit, pjesë integrale e marrëveshjes së nëntorit midis forcave politike:” Është e rëndësishme të arrihen rezultate konkrete dhe të prekshme në luftën kundër korrupsionit, i cili është një nga sfidat e mëdha të Shqipërisë në rrugën e integrimit. Kjo përfshin, reformën e sistemit të imuniteteve.”
Z. Fatmir Xhafa, keni qenë Ministër i Drejtësisë kur ju keni pranuar, keni firmosur, me Këshillin e Europës marrëveshjen në vitin 2004 se, do të hiqni imunitetet dhe ajo marrëveshje është detyruese, aq sa janë detyrimet e anëtarësisë së Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Ajo marrëveshje është e shkruar në kuadrin e bashkëpunimit të Shqipërisë me departamentin e Këshillit të Europës në luftën kundër korrupsionit, por meqenëse morët këtu shembullin e Rumanisë apo ndonjë shembull tjetër, është mirë t’ju themi shqiptarëve se Brukseli çdo vit e më shumë thellon kërkesat ndaj atyre vendeve, që do të shkojnë drejt tyre dhe këtë e ate vend duke nxjerrë eksperiencën edhe me vendet të cilat i anëtarësoi në një proces më të ri. Eshtë plotësisht e vërtetë ajo që thoni ju, që Bullgarisë dhe Rumanisë nuk iu kërkua kjo gjë, por është plotësisht e vërtetë, se këto dy vende mike, akoma nuk kanë fituar plotësisht për shkak të reflektimeve të mëvonshme, të drejtën e hapësirës Shengen njëlloj si vendet e tjera anëtare të BE, sepse është tjetër e drejta Shengen për vendet anëtare dhe tjetër e drejta Shengen për 90 ditë, për vendet jo anëtare. Mos ndërhyni gjatë diskutimit që mos ta shndërrojmë këtë seancë, në seancë mashtrimesh, po ti themi të vërtetat siç janë. Ne qëndrimet mund t’i mbajmë si të duam, por të paktën kamerat mos ti përdorim për të dezinformuar. Unë nuk po them se nuk është pranuar Rumania, është pranuar, por ja që në Shqipëri nuk kanë vullnet dhe kanë të drejtë, sepse në këtë vend kundërshtohet heqja e imunitetit. Po ju lexoj një raport më të fundit të ekspertëve ku thuhet, : “ka një pengesë madhore për të trajtuar korrupsionin në drejtësi dhe në jetën politike, është ekzistenca e imunitetit për gjykatësit dhe parlamentarët”, në të vërtetë vazhdon raporti, -“jo vetëm që gjykatësit, dhe parlamentaret nuk mund të persekutohen dhe të ndiqen, por ata nuk mund edhe të hetohen”. Sigurisht nuk kemi vullnet të hetohemi në qoftë se votojmë kundër. Kjo është përsa i përket marrëveshjes dhe kërkesës.
Por cilit ti besoj unë këtu, z. Fatmir Xhafa të datës 12 korrik, që kur miratohet data 6 gusht nuk thotë një fjalë dhe nuk kundërshton, apo z. Fatmir Xhafa, që thotë se data 6 gusht u caktua nga Sali Berisha? Jo, të dashur qytetarë! Ky parlament ka një regjistrim të plotë zanor dhe me kamera dhe të jap fillimin dhe miratimin e rendit të ditës me 12 korrik. Me 12 korrik u votua. U votua se do të jetë data 6 gusht dita që do të votoheshin amendamentet e kushtetutës, kjo sepse kërkohej koha e përcaktuar nga amendamenti 77/a dhe b, të propozuar nga ju, që dy-tre javë pas mbarimit të raportit, materiali dërgohet në seancë plenare. Tani , a duan ta shndërrojnë këtë seancë, në një seancë mashtrimi për qytetarët shqiptarë?! Jo.
Z. Xhafa, ju kërkoni që ky votim të bëhet në shtator. Ju bllokoni sot në mënyrë absolute, vetëm me një qëllim, për të bllokuar statusin për të tretën herë. Ju bllokoni për të bllokuar statusin për të tretën herë dhe përcaktoni si kusht atë pushtet, që shqiptarët nuk jua japin. Përcaktoni si kusht që ne të pranojmë, që ju të bllokoni shtetin ose të kapni krerët e institucioneve kushtetuese dhe këtë e bëni me qëllime më të pa pranueshme për shqiptarët. Presidentin, e morën ata të cilët në përputhjen me kushtetutën e vendit kishin votat dhe ju, kur hoqët 3/5 për presidentin, nuk e bëtë që Sali Berisha të kishte presidentin, e bëtë se kryetari juaj besoi, se do të ishte kryeministri i radhës dhe njëri prej jush presidenti i radhës. Kjo ishte llogaria juaj. Unë nuk e bëra se do të isha kryeministri i radhës, as se ai që do të vinte do ishte presidenti i radhës, por e bëra për ti hequr një nen krize kushtetutës së vendit, e bëra sepse në qoftë se kushtetuta në nenet e para të saj përcakton zgjedhjet periodike si bazë e sistemit, kushtetuta përcakton edhe kushtet dhe nuk futet në asnjë rast zgjedhja e presidentit, përveçse në kushtetutën greke. Unë nuk u nisa se do të jem vetë kryeministër i ardhshëm, nuk u nisa se do të jetë Bujar Nishani president i ardhshëm, por u nisa për ti dhënë vendit një kushtetutë, që nuk e çon në krizë.
Çfarë kërkoni ju? Ju kërkoni kushtetutën e sundimit të pakicës. E keni këtë nga mendësia e etërve tuaj, apo e keni nga pesimizmi absolut, pasi jeni në një tunel pa dritë dhe fitore nuk shikoni kund, kjo është puna juaj, por të kërkosh që kryetari i Gjykatës Kushtetuese të votohet me 3/5, që kryetari i Gjykatës së Lartë të votohet me 3/5, që presidenti të votohet me 3/5, të kërkosh që Prokurori i Përgjithshëm të votohet me 3/5, të kërkosh që Kontrolli i Lartë i Shtetit të votohet me 3/5, kjo nuk mund të ndodhe. Cili është modeli që ofroni ju. Ju ofroni “konsensusin” si me Avokatin e Popullit që e mbajtët dy vjet me radhë institucionin pa kryetarë. E latë shtetin pa Avokat Populli dy vjet me radhë duke treguar dëshirën jo për shtet por për anti-shtet dhe ju vini këtu dhe na thoni ta bëjmë se kemi modelin e mrekullueshëm të Avokatit të Popullit. Cili ishte modeli i Avokatit të Popullit?! Dy vjet pa Avokat Populli shteti shqiptar! Dy vjet duke ju lutur ju që votojeni, por ju jo, sepse nuk e piqnit dot në furrat e Fidelit, nuk ju dilte dot nga galeritë e Fidelit, dhe kur e emëruat e , emëruat me vështirësi. Nuk ka njohur bota lindje më të vështirë sesa lindja e Avokatit të Popullit shqiptar, dy vjet u deshën për të sjellë në dritë Avokatin e Popullit. Tani doni dy vjet të tjera kryeprokurorin, katër vjet për kryetarin e gjykatës, doni pra sundimin e pakicës. Kjo nuk mund të ndodhë.
Pse kryetari juaj u çon juve nga disfata në disfatë, Sali Berisha nuk mund të bëhet lideri juaj. Unë jam me kushtetutë lideri i forcës sime. Çdo gjë mund ti bëj unë atij, por lider nuk mund ta bëj atë, sepse ai është një njeri i cili nuk di kurrë sesi fitohet. Po marrim këtë proces. Si vijmë ne këtu. Ne vijmë sot këtu pasi kemi pranuar çdo gjë që ju keni propozuar. Ne vijmë sot këtu, pas një debati 10 vjeçar në të cilin ne kemi qenë promotor të procesit të heqjes së imunitetit dhe vijmë këtu, duke pranuar pikë për pikë dhe fjalë për fjalë raportin që u bë. Kjo forcë politike nuk ka marrë asnjë raport tjetër, përveç atyre që keni marrë dhe ju. Le ta shndërrojmë këtë seancë në një seancë të vërtetash dhe jo trillimesh. Nuk ia vlen të trillojmë këtu, por kemi marrë për bazë gjithçka që ju deshët të merrej për bazë nga seanca e dëgjimit dhe u pasqyruan një nga një.
Ju nuk e prisnit këtë. Ju ishit të bindur që ne nuk do ti pranonim, por ne midis dy të këqijave, e keqja më e madhe ishte të mos prekej imuniteti. Unë e dija se ju nuk do të pranonit kurrë kontrollin e banesave, sepse aty flenë paratë, eurot dhe kjo ju tmerroi, kur kujtonit se do t’ju kontrollohen banesat ndaj dhe kërkuat që banesat të mos ju kontrollohen pa u votuar në parlament. E pranuam këtë kërkesë. Kërkuat që të mos mund të arrestohet deputeti pa u votuar në parlament, e pranuam dhe këtë, siç propozuat juve. Ne vijmë këtu pasi kemi përmbushur çdo kërkesë tuajën, por ne nuk mundemi kurrë të bindim kryetarin tuaj që të mos bllokojë për të tretin vit statusin. Juve, ju thoni shqiptarëve se imuniteti nuk qenka kusht për statusin, por ja që qenka kushte për statusin, janë në planin e veprimit të tetorit që e keni firmosur dhe hartuar vetë në komisionin e Integrimit, janë në raportin e ekspertëve. Të paktën mos mendoni se qytetarët shqiptarë nuk kuptojnë. Doni ta bllokoni, bllokojeni, nuk votoni për mua këtu dhe nuk ju kërkoj unë favore dhe ndere, unë bej ato që mendoj se janë në favor të qytetarëve. Ne bëmë kompromisin me ju, ne u tërhoqëm nga varianti ynë, ne u tërhoqëm nga varianti ndërkombëtar, ne pranuam variantin tuaj, tani ju nuk votoni, sepse kërkoni ose të pranojmë kushtetutën e sundimit të pakicës, me të cilën ne jemi ndarë përfundimisht në ’90, ose ju bllokoni statusin. Midis kushtetutës së pakicës dhe sundimit të pakicës dhe çdo gjejë tjetër ajo që luftohet me të gjitha mjetet është sundimi i pakicës. Shqiptarët e kanë faktuar këtë. Ju mendoni se dëmtoni qeverinë me bllokimin, absolutisht e demtoni, sepse kjo dëmton çdo qytetar shqiptar dhe nuk ka diskutim, kjo dëmton çdo fëmijë, çdo të ri, çdo burrë e grua të këtij vendi, që kanë për ëndërr, ëndrrën evropiane. Pra kjo dëmton qeverinë, por kur të vijë puna në rrafshin elektoral, absolutisht ata që do të paguajnë faturën më të madhe janë ata që bllokojnë. Ju bllokoni, mos votoni për ne. Ju nuk mund të kushtëzoni, sepse me kushtetutën e pakicës ju dëshmoni një mentalitet ndër më të rrezikshmit për të ardhmen e qytetarëve. Ju flisni për korrupsion, por ju duhet mburoja e imunitetit për tu mbrojtur prej korrupsionit, ne jemi qeveria dhe ju themi shqiptarëve sot se do të votojmë për heqjen e imunitetit. Ju çfarë mund t’ju thoni shqiptarëve, se në i duam ministrat me imunitet!
Po çfarë i kujtoni ju zgjedhësit shqiptarë, budallenj?! Jo, ju garantoj se të gjitha studimet psikologjike të bëra deri më sot kanë vetëm një rezultat, inteligjentë. Ata kuptojnë më mirë se ne që rrime në këto tavolina dhe karrige se çfarë ndodh. Ata e kuptojnë më mirë se ne, që juve nuk shqetësoheni për qeverinë dhe ministrat, se ndryshe do të ishit vasalë të qeverisë, por nuk jeni të tillë, jeni opozitë sovrane. Por ju keni hallin për bëmat dhe gjëmat tuaja, ndaj ju duhet imunitetit. Ju duhet imuniteti se ndonjë prej jush shkon dhe i thotë doganierit, lëvize traun, ju duhet imuniteti se ndonjëri prej jush përdor pasaportën dhe imunitetin për transporte të dyshimta. Ndaj ju tani që ju ikën bamirësat e topit, ndiheni shumë të kërcënuar, ndaj dhe duhet të bëhemi të vërtetë sot.
Ju flisni për korrupsionin, urdhëroni të zhvishemi nga imuniteti. Ju nuk doni! Mbronani ne! Ju sulmoni në bllok drejtësinë. Kurrë nuk mund të sulmohet në bllok drejtësia. Sigurisht ka gjykatës të korruptuar, sigurisht ka prokuror të korruptuar, sigurisht që ka të tillë, si puna e atij që liroi bandit Xhillarin që shkoi të vriste katër-pesë vetë, apo si ata të cilët djemtë e deputetëve që skuqin rrugët me gjakun e të pafajshmëve i nxjerrin të pafajshëm. Ka të tillë, nuk ka diskutim për këtë, por problemi është se juve ju thoni qytetarëve se nuk jua heqim imunitetin këtyre. Cili është qëndrimi juaj në raport me qytetarin. Paraardhësit tuaj nuk pranuan kurrë dhe, qëkur erdhën në pushtet thelluan me kilometra distancën midis tyre dhe qytetarëve shqiptarë. Ndërtuan një mur të tmerrshëm, të cilin e shembëm në ’90. Ky mur do të shembet, ky mur imuniteti nuk ka të ardhme dhe i përket të shkuarës.
Ne ju ftojmë ju në mënyrën më serioze ta luftojmë bashkërisht në mënyrën më serioze në interesin më të mirë të çdo qytetari shqiptarë dhe të mos bëjmë sofizma dhe të mos merremi me mashtrime, por si politikan të përgjegjshëm t’ju themi qytetarëve shqiptarë se sot ne hedhim mënjanë murin dhe mburojën që na ndan nga ju, që na bën neve sinjor dhe juve të dorës së dytë.
Jo duhet të jemi qytetar të barabartë para ligjit, kjo është thirrja e kryeministrit. Se doni ju që mbani një kryeministër dhe ministrat e tij me imunitet këtë nuk ka shqiptarë që mund ta arsyetojë, por ju mbani veten tuaj. Ju nuk votoni sot duke i hequr kështu për të tretën herë të drejtën e statusit kandidat këtij vendi, kjo është përgjegjësia juaj.
Faleminderit.
06/08/2012