Fjale -e-pordhe

Duket si ndergjegje e ditur me pare prej Virgjil Mucit kur ne fund te rrefenjave Erotikoni dhe Satirikoni ve ne epilog se per mangesi dhe paperkryerje nga ana e stilit dhe gjuhes duhet te fajesojme ate dhe jo punetorin anonim. Behet fjale per 50 rrefenja te mbledhura e te riprodhura gati saktesisht sic shume prej tyre njihen ne kujtesen popullore. fare ishte lajmeruar nga Virgjil Muci disa vite me pare me detyrat rrefimtare pas kryerjes se kater vellimeve me Perralla shqiptare keto dite lexuesit i eshte shtuar dhe aventura sic i quan ai keto rrefime. Botojme nje prej rrefenjave te ritreguar nga Virgjil Muci
Ku kallezohet ndodhia e dikujt qe e zuri mallkimi i nje lypesi per nje gisht mjalte dhe u be gazi i botes
Ne nje katund te quajtur Tirane jetonin nje burre e nje grua qe vec sho-shoqit nuk kishin njeri tjeter ne kete bote. Nje nate prej netesh u troket ne dere nje mik i kahmotshem dhe u lyp strehe per te fjetur e nje kafshate buke me ctu gjindej. Shkon burri te gruaja e i thote
- Grua cfare do ti bejme mikut qe na ka zene deren
Ia kthen gruaja e i thote te shoqit
- Qyqja o burre tani eshte vone e u turperuam. Po shko e merr
nje gjysme oke mjalte ti bejme nje embelsire.
U nis burri me tas ne dore shkoi te bakalli dhe bleu mjaltin sic e kishte porositur gruaja. Pasketaj mori te kthehej ne shtepi. Rruges hasi ne nje oshenar qe i tha
-O njeri i mire a me fal nje gisht mjalte sa te embelsoj nje cikez gojen
Burri e pa i cmeritur dhe i tha
-Ke luajtur nga mendte e kokes Une e kam blere me para se me ka bujtur miku ne shtepi dhe ti po me thua ma jep mua se me ka shkuar mendja per mjalte. Ik lipsu tutje.
Oshenarit te gjore i shndriten syte nga nje drite e lige dhe hidhet i thote gjithe terselleme
- Kushdo qofte qe ka per te ngrene nga ky mjalte iu befte fjale- e-pordhe
E sakaq u tret e i humbi nga syte.
Si eci nje cope here kujtohet burri per fjalet e oshenarit e thote me vete Qysh me tha ashtu ai i marre Me troi e me mallkoi po brockulla jane te gjitha. Pa ta bej prove nje here vete e te ha nje gisht mjalte. Ngjeu gishtin ne tas dhe e lepiu mire e mire po ja qe nuk ndjeu gje prej gjeje. Eh e dija une qe rrene kish per te qene - tha me vete i kenaqur dhe u vu ne udhe.
Rruges hasi ne nje mik dhe e pershendeti
-Tungjatjeta
Kur fill pasi hapi goje e foli i doli nje perc. Miku e pa me habi dhe burri shpejtoi hapin e vijoi rrugen i turperuar. Obobo cme gjeti - tha me vete dhe u be piperke ne fytyre. Nga ky cast e me pas kurdohere qe haste ndonje te njohur udhes shtirej sikur nuk e njihte dhe i bishtnonte.
Me te sosur ne shtepi shkon tek e shoqja e i thote
-Cme ka gjetur mua moj grua - perc leshoi nje pordhe. - Poqa
nje oshenar ne rruge - perc... perc... - me lypi nje gisht mjalte
- perc... perc... - e une nuk ia dhashe - perc... - atehere ai me mallkoi- perc... - kush do te haje nga ky mjalte iu befshin fjalet pordhe - perc...perc... - Edhe une hengra per te bere nje prove -perc... - Dhe ja cfare me gjeti - perc...perc...
Hidhet gruaja e lemerisur e i thote
Qyqja o burre ceshte kjo pune keshtu me ty Fjale e pordhe sikur ke ngrene groshe.
Iu kthen burri
-Une nuk dua o grua po me shpetojne e nuk i mbaj dot - perc...
perc...
I thote gruaja
-Mos fol marrezira se je burre plak e nuk te ka hije E qysh pirdhka njeriu se e ka mallkuar nje oshenar po te fuse nje gisht mjalte ne goje. Ja tani do ta provoj vete qe ta shohesh qe po flet kodra pas bregut.
-Mos o grua se do te behemi dy pordhace - perc... perc... Por pa i mbaruar mire fjalet e pordhet burri gruaja kishte ngjyer gishtin ne tasin me mjalte dhe e rrasi ne goje.
-Ja e sheh cme gjeti mua hicgje - thote gruaja kur - perc... perc... - Qyqja mor burre - perc... - paske pasur te drejte - perc...
-Po cqe ai njeri qe na katandisi ne kete derexhe - perc... perc...
Edhe fol e pirdh shkoi ajo pune teksa bisedonin burre e grua shoq me shoq ne nje siklet e hall qe srrefehet me goje.
I degjoi miku qe ishte ne ode e u cudit sa sbehet dhe shkoi e u thote
-Ceshte kjo pune keshtu me ju Thuaj nje fjale e lesho nje pordhe...
Ia kthen i zoti i shtepise e i thote
- Ah ta dish ti mor mik cme ka gjetur mua - perc... - Poqa nje oshenar ne rruge - perc... perc... - me lypi nje gisht mjalte - perc...perc... - e une nuk ia dhashe - perc...- atehere ai me mallkoi -perc... - kush do te haje nga ky mjalte iu befshin fjalet pordhe -perc... perc... - Edhe une hengra per te bere nje prove - perc...
-Dhe ja ku jam katandisur - perc... perc...
E degjoi miku sa e degjoi dhe iu ngrit mendja te hante nje gisht mjalte ngaqe nuk u zuri bese fjaleve te burrit. Dhe i thote
-Kur qenka keshtu sic thua zotrote po e provoj edhe une. Te shohim si do te shkoje kjo pune
Hidhen burri me gruan e i thone
-Aman more derman more - perc njeri e perc tjetra - se do te behemi tre - perc... perc... - e ku do te futemi pastaj - perc... perc...
Po miku nuk ua vuri veshin dhe shkoi e kollofiti mjaltin e tasit.
-Uh uh - perc... perc... - se si po me vika - perc... -Ku shkuat
dhe e gjetet kete mjalte - perc... perc... - Obobo si do tia bej hallit
-perc... - Une i ziu - perc...
Vrit e vrit mendjen si e qysh tia benin per te shpetuar nga ky hall e nga ky siklet dhe e ndane mendjen te shkonin te kadiu e ti qaheshin per oshenarin tek i cili zinte fill e keqja qe i kishte gjetur. Hyne ne oden e madhe ku kishte zene vend e rrinte rende-rende kadiu sic ia lipte sera e ofiqi.
-Tungjatjeta o kadi - perc...perc...
Kur degjoi pordhet kadiu u ndez keqazi e i sikterisi te tre.
-Keputni qafen e dilni jashte se ju hodha hekurat
Ata i rane gjunje e iu pergjeruan
-Aman e derman o kadi - perc... perc...
-Te hengshim mutin vec na degjo e mbaj vesh si e kemi hallin -perc... perc... - Poqa nje oshenar ne rruge - perc... perc... - me lypi nje gisht mjalte - perc... perc...- e une nuk ia dhashe - perc...
-atehere ai me mallkoi - perc... - kush do te haje nga ky mjalte iu befshin fjalet pordhe - perc... perc... - Hengra dhe une per te bere nje prove - perc... - Dhe ja ku jam katandisur - perc... perc...
I degjoi kadiu e beri cudi ngaqe kurre me pare nuk i kishte qelluar te haste ne nje ndodhi te atille dhe tha
-Allah...allah Cfare mjalti paska qene ai Pa silleni ketu te ha nje gisht. Sa per ta provuar.
Hidhen e i thone nje goje ata te tre
-Prit o kadi - perc... - Prit mos e bej ate gabim se do te marresh veten me qafe - Perc...perc...
Po kadiut i kishte hyri nepsi e nuk ua vuri veshin dhe fet e fet ngjeu gishtin edhe e rrasi ne goje.
-Oh oh - perc... perc... - Ceshte kjo pune keshtu - perc... perc...
-Ku eshte ai qerrata oshenar qe na e punoi kete rreng - perc...perc...
U be kadiu si ata te tre thuaj nje fjale e lesho nje pordhe shkurt fjale-e-pordhe.
Si e vrane mendjen nje cope here te mire vendosen te shkojne te katert te gubernatori e ti qajne hallin. Vec ai mund ta gjente ta therriste oshenarin e ta urdheronte te zhbente ate qe kishte bere. O burra u turren te katert per kah pallati i gubernatorit. Si hyne brenda u perkulen gjithe perunjesi para Shkelqesise se Tij i deftyen ketu e ketu. Gubernatori tok me shpuren i degjoi me gaz te madh e u defryen shume po nuk u zuri bese as edhe nje fjale te vetme. Pasketaj perpoqi duart e dha urdher te sillnin tasin me mjalte qe ta ngjeronte vete e tua jepte per ta provuar edhe oborrtareve qe e rrethonin. Keshtu u veprua por qe nga ai cast e me pas gjithe sa ishin ata nisen te flasin e te pjerdhin njeheresh aq sa u be nje rremuje e nje katrahure qe spo e merrte me vesh qeni te zone. Por e keqja nuk paskesh qene vetem kjo. Nderkohe ajri erdh e u qelb dhe te gjithe zune hunde e goje me shami te parfumuara dhe dolen me vrap jashte si e si te shpetonin nga ai kuterbim i lemerisshem sikur te kishin plasur
gjirizet.
Ketu mbyllet kjo histori sa e pagjase aq edhe e cuditshme qe kurrkush nuk eshte ne gjendje te thote si perfundoi e cfare ndodhi me tej me ata te gjore.
Erotikoni dhe Satirikoni sa rrefenja jane
Violeta Murati
Duket si ndergjegje e ditur me pare prej Virgjil Mucit kur ne fund te rrefenjave Erotikoni dhe Satirikoni ve ne epilog se per mangesi dhe paperkryerje nga ana e stilit dhe gjuhes duhet te fajesojme ate dhe jo punetorin anonim. Behet fjale per 50 rrefenja te mbledhura e te riprodhura gati saktesisht sic shume prej tyre njihen ne kujtesen popullore. Cfare ishte lajmeruar nga Virgjil Muci disa vite me pare me detyrat rrefimtare pas kryerjes se kater vellimeve me Perralla shqiptare keto dite lexuesit i eshte shtuar dhe aventura sic i quan ai keto rrefime.
Embrioni e nje perralle qendron ne to por refenje vijne si nje reminishence e kultures popullore qe jane afer ne 50 vitet e diktatures. Ndonese Muci ka nje kujdesje te holle qe saktesia e rrefimeve te mos mbetet peshe e rende mbi shpatullat e tij sikur ta nuhase rrezikun qe ju afrohet atyre ai gjithsesi nuk mund ti largohet nje historie letrare rrefimi.
Lexuesi mos te prese nderkryerje te perralles se mirfillte. Muci vjen nga nje pergatitje qe tashme i njihet si rremues i autoreve me te njohur qe kemi nga perrallat si Thimi Mitko At Donat Kurti veprat e te cileve kane qene krejt te hapura ne vitet e socrealizmit pa ndonje censure.
Ndoshta risku i tanishem i Virgjil Mucit nuk ka te beje vetem me lenden mitologjike qe perdor por me shume kryqezohet ne lenden gjuhesore. Nje shqipe hibride qe shpesh stonon ritmin e rrefenjes duke lekundur ekstremisht nga gegnishtja ne toskerishte. Sidoqofte e ndiej per detyre te sqaroj lexuesin se gjate punes sime jam perpjekur te sjell ngjyrimet e shqipes sipas viseve ku zhvilloheshin ngjarjet dhe kontekstin kohor e historik - shkruan Muci ne parathenie.
Ndonese behet fjale per nje lende rurale ne rrefenja tendenca drejt nje urbanizmi i ve ne pikepyetje dhe kersherine lexuesit sepse u takojne gojedhenave socrealiste qe nuk merrnin ndonje kuptim filozofik a mencurie popullore ne kohen qe tregoheshin. Erotikoni dhe Satirikoni mbetet nje liber i hapur ndaj kesaj. Perjetimi i ngjarjes enigmatike i castit te mrekullise apo i nje perceptimi psikologjik sic mund te perjetohen perrallat a rrefenjat e folkut kete here nuk marrin te njejten peshe. Keto rrefenja perfundojne pa asnje mendim dhe pa rrjedhje te shprehise gjuhesore qe mbartin si te tilla struktura artistike e perralles.
Fantazia mbetet lidhet si alucinacion me pakuptimshmerine e thate ashtu si edhe perfundimi. Ne 50 rrefenja krijimi moral eshte mjaft i cekte nje gjuhe e manget per ta sjelle si rrefim qe pritet me nje fryme. Fjala vjen ne nje pjese te mire te rrefenjave qe shtjellojne subjekte me personazhe te kohes se sundimti osman kam menduar se do te ishte me e udhes te perdorja me mase turqizma qe kane hyre ne ligjerimin shqip dhe qe nuk ia veshtiresojne leximin lexuesit te sotem mund te nderhyjme me arsyetimin e autorit.
Nuk behet fjale per mite legjenda por ne zhargon jane barcoleta qe tregohen madje ne shoqeri krejt te ulet duke iu larguar moralit dhe fuqise sugjestionuese. Ndoshta autorin e tyre mund ta shpetoje koha dhe ndjesa ne epilog. Pikepyetja me madhe qe ndan librin nga autori rrefimtarin nga magjia e perralles eshte nese ky liber perben nje krijim te mirfillte popullor A jane keto rrefenja nje pasuri tipike popullore sa i takon atij percaktimit per nga kriteri se ushqejne krenari jane kunder varferise erresires mendore mendesise se shijon gjuhe stilistike strukture mendimi etj etj. Perrallat kane hajmaline e tyre shpetuese se eshte shijimi i vete lendes bazike ngjarjes habise mrekullise por ne kete rast aventura nuk i takojne me heronjve.
Megjithese duket se Muci ka treguar nje lloj sqime ne lenden e ngjarjes se mbledhur per ta ritreguar si ardhje popullore. Nuk ka asgje te ndaluar as te fshehte as te cenueshme moralisht sepse keto rrefenja nuk kane arketipin e perralles letrare pas se ciles mund te jete absurdi. Eumlshte nje socrealitet naiv.
Shqipja e rrefimtarit ose e rrefimtarit parak si do te tingellojne te kthyera ne shqipen e sotme nga dora ime qe duket sheshit se ka marre persiper nje barre me te madhe nga cmund te mbajne shpatullat e nje njeriu te zakonte.
Dhe ne rastin tim ngushellimi po ndoshta dhe mallkimi e denimi im ishte mendimi me mire te kthyera e te rikthyera nga nje gjuhe ne tjetren sesa te humbura njehere e mire mes doreshkrimeve te pluhurosura ne raftet e arkivave ose te bibliotekave dhe te brejtura deri ne zhdukjen e plote nga mola e harreses njerezore. Per kete arsye i pranohet plotesisht ky botim si sakrilegj.