Ekzekutohet i riu ne Lezhe policia arreston autoret

Pa kaluar akoma 12 ore nga krimi policia e Lezhes ka arritur qe te vere nen pranga dy autoret e kesaj vrasjeje. Burime nga policia e Lezhes bejne me dije se njerit nga personat e arrestuar i eshte gjetur edhe arma e krimit.
Brenda pak oresh policia e Lezhes ka mundur te identifikoje e arrestoje autoret e vrasjes se 30-vjecarit Paulin Deda. Trupi i te cilit u gjend i pa jete prane lagjes Nene Tereza ne Lezhe. Dy kane qene autoret e dyshuar te vrasjes te cilet jane arrestuar sipas burimeve te policise behet me dije se njerit prej tyre pikerisht 27 vjecarit Dode Gjoka i eshte gjetur edhe arma e krimit. Ndalimi i njerit prej tyre eshte bere prane vendit te quajtur Balldren. Dyshohet se vrasja eshte bere pas nje konflikti pronesie qe ka pasur viktima me dy atentatoret e tij.
Ngjarja
Nje trup i pajete eshte gjetur paraditen e djeshme nga banore te zones prane lagjes Nene Tereza te cilet kane njoftuar menjehere organet e policise. Menjehere me pas kane mberritur ne vendngjarje forcat e policise te cilat bene te mundur identifikimin e viktimes si Paulin Dede 30 vjec. Policia ka konfirmuar faktin se shkaku i vdekjes ka ardhur si rezultat se i riu eshte qelluar me arme zjarri. Prane trupit te pajete eshte gjetur edhe nje automjet tip fuoristrade me targa te huaja. Per te cilen policia fillimisht ka hedhur hipotezen se eshte braktisur nga autoret e krimit per te cilet policia dyshonte se kane qene dy persona me te cilet viktima kishte njohje.
Arrestimi
Policia e Lezhes ka ngritur postblloqe per te pasur nje mundesi me te madhe qe te kapte autoret e kesaj vrasjeje. Ka qene edhe fuoristrada e autoreve te krimit qe ka qene e parkuar prane trupi te Paulin Dedes qe u ka dhene nje piste me shume hetimi efektiveve te policise duke i drejtuar drejt vrasesve. Pa kaluar akoma 12 ore nga krimi policia e Lezhes ka arritur qe te vere nen pranga dy autoret e kesaj vrasjeje. Burime nga policia e Lezhes bejne me dije se njerit nga personat e arrestuar i eshte gjetur edhe arma e krimit. Ndalimi i tyre mbas shume kerkimesh eshte bere prane zones se quajtur Balldren. Sipas policise se Lezhes ka qene nje konflikt i vjeter pronesie midis familjes se 30 vjecarit dhe njerit nga autoret e krimit.